Piatek: Kur isha fëmijë, adhuroja Arsenalin

Sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek ka pranuar se ka qenë tifozë i Arsenalit kur ishte vetëm një fëmijë.

Pak dihet për të kaluarën e polakut pasi u ngrit nga “errësira relative” për të shënuar 19 gola në fanellën e Genoas dhe Milanit në sezonin e parë në Serie A, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, 23-vjeçari pranoi për Tuttosport se tifoz i madh i skuadrës angleze të Arsenalit.

Krzysztof Piatek (Foto by Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Më pëlqente me të vërtetë stili i lojës së Wengerit dhe kam admiruar kampionë si Thierry Henry dhe Dennis Bergkamp”.

“Unë e bëra festimin tim të ‘pistoleros’ pasi shënoja gol dhe më pas qëndroja. Tani përfaqëson sharmin e mirë tek unë.

“Kam parë se si njerëzit në Itali janë të çmendur pas kësaj feste. Genoa është një qytet ku u ndjeva mirë. Në veçanti unë e doja detin, klimën e butë dhe ushqimin e mirë”, pohoi futbollisti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button