Guaido paralajmëroi pushtimin e pallatit presidencial

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido deklaroi se për hapjen e zyrës në Pallatin Presidencial i nevojitet edhe mbështetja e ushtrisë venezuelase, raporton Anadolu Agency (AA).

“Së shpejti na nevojiten zyre për punë. Kur të kem mbështetjen e ushtrisë, do të shkoj në pallatin Miraflores dhe do të ulem në zyrën time”, u ka thënë Guaido mbështetësve të tij në Santa Monica.

Mbrëmë në Caracas dhe qytete të tjera të Venezuelës opozita mbajti protesta të reja, të cilat Guaido i organizoi për shkak të problemit të furnizimit me energji elektrike në mbarë vendin.

Këtë radhë në protesta dolën një numër dukshëm më i vogël i demonstruesve ndërsa organizatorët thanë se kjo është pasojë e problemit me komunikimin i cili poashtu është pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Venezuela u përfshi nga protestat që nga 10 janari, kur presidenti Maduro dha betimin për mandatin e dytë pas bojkotit të opozitës.

Tensionet u përshkallëzuan më tej kur kreu i opozitës Guaido u vetëshpall president i përkohshëm më 23 janar me mbështetjen e SHBA-së dhe shumë vendeve të Evropës dhe Amerikës Latine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button