Në Klinikën për Sëmundje Infektive ndodhen 37 pacientë me fruth

Sipas të dhënave të fundit të Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendja Fibrile. Gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar tre pacientë me simptoma të fruthit, nga të cilët dy të rritur janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa një paciente është hospitalizuar në klinikë. Bëhet fjalë për një paciente 29-vjeçare nga Shkupi, pa të dhëna për marrjen e vaksinës, transmeton Portalb.mk.

Në Klinikën Infektive për momentin janë të hospitalizuar 19 persona të rritur dhe 18 fëmijë me fruth, gjegjësisht gjithsej 37 pacientë me fruth. Një pacient është në gjendje më të rëndë në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit, në periudhën prej 02.03.2019 deri më 08.03.2019 janë paraqitur gjithsej 83 raste të dyshuara me fruth, ndërsa nga fillimi i epidemisë, gjithsej janë regjistruar 493 raste të fruthit.

Nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar në Shkup është 10 mijë persona, ndërsa numri i përgjithshëm  deri në moshën 14-vjeçare me MPR vaksinë nga fillimi i epidemisë në shtet arrin 15.151 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button