Pa derbi në Serie A, lufta bartet për pozitat e Championsit
Napoli do ta kërkojë këndelljen në Serie A, pas humbjes nga Juventusi në shtëpi, javën e shkuar.
Napolitanët do udhëtojnë drejt Sassuolos, që synon ta befasojë skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.
Napoli në këtë takim do të hyjë pas fitores në Europa League, ndaj Salzburgut 3:0, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit ndaj Sassuolos, nuk di për humbje duke shënuar tri fitore dhe dy takime janë mbyllur baras, raporton KTV.
Në ndeshjet e tjera, Milani, të shtunën do të kërkojë fitoren e radhës në udhëtim te Chievo, që renditet në vendin e fundit në kampionat.
“Kuqezinjtë” synojnë ta vazhdojnë formën pozitive në kampionat për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, skuadrën sezonin e ardhshëm.
Interi do të jetë nikoqir i Spalit, ku do të kërkojë këndelljen pas humbjes në fundjavë.
“Ziklatërit” edhe në këtë ndeshje do të jenë pa Mauro Icardin. Lajmi është konfirmuar nga trajneri Luciano Spalleti, që ka njoftuar se nuk e ka grumbulluar argjentinasin as për këtë takim.
Roma, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe shkarkimit të trajnerit Di Francesco, do ta presë në “Olimpiko”, Empolin të dielën nga ora 20:30.