Blerja e votës, përgjigjet Rama: Shqiptarët s’janë budallenj

Shefi i qeverisë nëpërmjet rubrikës “Përgjigja ime” në Facebook zgjodhi edhe njëherë që fajin për blerjen e votave në zgjedhjet e 2017-ës ta ndajë me ish-aleatët e tij qeveritarë të LSI, duke thënë se ata e kryen të parët këtë veprimtari të dënueshme.

“Po të mos ishte LSI nuk do të kishte shitblerje të serioze të votës në Shqipëri. E dinë të gjithë dhe luanët dhe bibat në Tiranë. Akuzojnë e shajnë me libër shtëpi, por harrojnë atë që kanë harruar gjithnjë, që shqiptarët nuk janë budallenj, dhe kush i ka marrë për të tillë e kanë pësuar keq”, tha Rama.

Ai gjithashtu nënvizoi se dhuna që po ushtron opozita nuk e ndryshon qeverinë, por përkundrazi e bën atë edhe më të fortë.

“Akuzave të sharjes i janë shtuar kërcënimet, po dhuna nuk e ndryshon dot as qeverinë as shumicën në Kuvend, madje i forcon sepse i jep të drejtë mbase dhe aty ku nuk kanë. Po dhuna dëmton imazhin dhe ekonominë vendit. Taksat e qytetarëve të Shkodrës, Kavajës etj.. janë bërë kryesisht rroga dhe me ta paguhen turistët e rrugës së opozitës”, u shpreh kryeministri, transmeton Top Channel.

Sipas shefit të qeverisë është për të ardhur keq kur të huajt janë më pozitivë se Lulzim Basha në opinionin e tyre për Shqipërinë.

“Mua më vjen keq kur të huajt pyesin se si ka mundësi që opozita e nënçmon vendin kur dëgjojnë Bashën që thotë “il problemo il problemo”. Çdo shqiptarë që nuk e do këtë qeveri duhet të di se kur bashkohet me turizmin rrugorë të opozitës nuk i bën mirë, por i bën keq Shqipërisë”, theksoi Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button