Stacioni Hekurudhor në Shkup qëndron i zbrazët – duke pritur ide dhe fonde për zhvillimin e tij

Platforma, dhoma të pritjes të zbrazëta dhe sportel për bileta i përshëndetin vizitorët në Stacionin hekurudhor – Shkup. Në pjesën më të madhe të ditës, kjo vepër madhështore e arkitektit Kenzo Tange qëndron e pashfrytëzuar në kushte kur Shkupi çdo ditë përballet me bllokime të trafikut, transmeton META, përcjell Portalb.mk.

Më pak se 40 trena në nivel ditor nisen mbërrijnë në këtë stacion dhe nisen nga ky stacion i trenit, që rezulton me mos shfrytëzim të potencialit jashtëzakonisht të madh të kësaj godine në qendër të Shkupit.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në vitin 2017, nga Shkupi me tren kanë udhëtuar 193.000 pasagjerë. Përkundër këtyre rezultateve negative, gjatë përgatitjes së projektit për ndërtimin e Qendrës së transportit – Shkup viteve të 60-ta të shekullit të kaluar, ideja ka qenë se treni të bëhet një nga mjetet kryesore të transportit për banorët e kryeqytetit.

Në publikacionin „Skopje Resurgent: The Story of a United Nations Special Fund Town Planning Project“ (“Ringjallja e Shkupit: Storja e një fondi special të Kombeve të Bashkuara – Projekti për planifikim të qytetit”) të Kombeve të Bashkuara nga viti 1970, thuhet se Shkupi deri në vitin 1981 duhet të ketë 18 milionë pasagjerë në vit, të cilët do të udhëtojnë me tren. Në bazë të këtyre shifrave inxhinierët e trafikut dhe urbanistët e angazhuar nga Kombet e Bashkuara, arkitekti japonez Kenzo Tange kanë zhvilluar një projekt për të ndërtuar Qendrën e transportit – Shkup.

Në realitetin e vrazhdë të sotëm, vetëm 5 nga 10 binaret hekurudhore të këtij objekti impozant përdoren për trafik hekurudhor të pasagjerëve. Pjesa tjetër e zbuluar e stacionit nuk përdoret dhe është duke pritur për projekte dhe fonde me të cilat do të mund të shfrytëzohej potenciali i saj. Nga Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura, kanë thënë për “Meta” se rindërtimi i Stacionit hekurudhor – Shkup tashmë ka përfunduar, ndërsa në rindërtimin e tij janë investuar 2.6 milion euro përmes IPA fondeve të Bashkimit Evropian.

Nikolla Krstanoski, profesor universitar i transportit publik në Fakultetin teknik në Manastir, thekson se mungojnë trena më të shpeshtë rajonalë nga Shkupi deri në Veles, Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar. Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti duhet t’i shpeshtojë linjat e trenave deri në qytetet që janë rreth Shkupit, sidomos në fillim dhe në fund të orarit të punës.

“Do të kishin shumë pasagjerë dhe të ardhura, posaçërisht nëse ofrojnë biletë më të lirë,” thekson profesor Krstanovski.

Nga Qendra e Transportit ekziston mundësia edhe për instalim të linjave të trenit deri në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, me çka do të rritej frekuenca e udhëtarëve. Në vendet e zhvilluara, shumica e udhëtarëve të cilët transportohen me trena janë pikërisht në distanca të shkurtra, edhe atë drejt vendeve të populluara që gravitojnë rreth qyteteve të mëdha.

Një nga shembujt pozitiv është operatori gjerman hekurudhor “Dojçe ban”, i cili mban dy projekte – S-Bahn si hekurudhë urbane-periferi urbane që është aktivizuar në qytetet e mëdha dhe në DB Regio si organizator i trenave rajonalë në destinacione të shkurta dhe të mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button