RMV, një vagon i një treni udhëtarësh ka dalë nga binarët, nuk ka të lënduar
Një vagon ka dalë nga binarët në stacionin hekurudhor “Lumi i Kadinës”, në anën e majtë të lumit Vardar. Bëhet fjalë për trenin e udhëtarëve që mëngjesin e sotëm u nis nga Gjevgjelia për në Shkup dhe në aksident nuk ka persona të lënduar, transmeton Portalb.mk.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00.
Siç informojnë nga “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport”, në tren në momentin e aksidentit kanë qenë 150 pasagjerë, por asnjë nuk është lënduar.
“Të gjithë dhëtarët në një tren tjetër janë transferuar në Shkup”, bëjnë të ditur nga “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport”.
Për shkak të incidentit është ndërprerë qarkullimi në linjën hekurudhore Veles-Shkup.