Duket fundi i ndërtimit të hekurudhës Manastir-Kremnicë

Përfundimi i hekurudhës Manastir – Kremnicë dhe një pjesë deri në zonën industriale Zhabeni 

[Burimi: Programi i LSDM në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 „Plani për jetë në Maqedoni” faqe 246, data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Përfundimin e rikonsktruktimit të hekurudhës Manastir- Kremnicë në kufirin maqedono-grek, e premtoi LSDM gjatë periudhës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) dhe ky projekt është duke u realizuar. 

Ky premtim i socialdemokratëve është përmendur në më tepër pjesë të programit zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, më saktë në faqen 76, faqe 196, dhe është edhe në “Planin 24m – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 2 vitet e para” (faqe 246). Sipas një afati të tillë zgjedhor të projektuar premtimi duhet të realizohet më së voni deri me 31 maj të vitit 2019, duke pasur parasysh se Qeveria e LSDM-së u zgjodh me 31 maj të vitit 2017.

Aktivitete për ndërtimin e hekurudhës Manastir – Kremnicë filloi në fillim të vitit 2018 edhe siç njoftoi mbrëmë (28.02.2019) “Meta” deri më tani janë realizuar 95% e punëve ndërtimore. Në muajt e mbetur duhet të realizohet punët përfundimtare për instalimin e pajisjeve sinjalizuese dhe telekomunikuese, rrugët e qasshme dhe kyçja e objekteve hekurudhore me energji elektrike, furnizimin me ujë dhe rrjeti i kanalizimit.

 Përfundimi dhe kompletimi i punëve në hekurudhë si objekt i tërësishëm funksional planifikohen deri në fund të marsit, gjegjësisht deri në fillim të muajit prill, me çka do të ketë kontroll teknik dhe lëshimin në funksion të hekurudhës për komunikacion të trenave, theksojnë për “Meta” nga Hekurudha maqedonase – Infrastruktura. 

Në vitet e fundit u përfundua pjesa më e madhe e punëve ndërtimore të hekurudhës së gjatë 17 kilometra. Me këtë projekt janë ndërtuar 9 ura, 38 dalje, 30 kalime për kafshë, stacion i ri dhe objekt për sinjalizimin dhe telekomunikimit mes Manastirit dhe Kremnicës. Ndërtimi me vlerë 17,2 milion euro është financuar me grant nga Bashkimi Evropian (6 milion euro) dhe me mjete nga buxheti shtetëror (11 milion euro).

Pritshmëritë janë se lëshimi në përdorim i kësaj hekurudhe prej 10 vitesh do të mundësojë vendosjen e linjës së rregullt hekurudhore nga Manastirit deri në Lerin, por edhe lidhja e rajonit të Pellagonisë me Portin e Selanikut. Nga Hekurudhat maqedonase – Transport tashmë informojnë se janë në negociata me kompanitë greke TrainOSE për vendosjen e linjës së trenave Manastir-Lerin.

 

 

 ***Vërejtje

Rikonstruktimin dhe ndërtimi i hekurudhës nga Manastirit deri në Kremnicë, e premtoi edhe VMRO-DPMNE në programin zgjedhor me të cilin partia doli zgjedhje parlamentare në vitin 2014, por nuk arriti të realizojë projektin. “Vërtetmatësi” në shtator të vitit 2016 (tre muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare) verifikoi këtë premtim dhe e vlerësoi si të parealizuar.

Burimi: Vërtetmatësi 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button