Icardi ende refuzon të stërvitet me skuadrën e Interit

Raportohet se Mauro Icardi është duke refuzuar të stërvitet me skuadrën e Interit, sipas lojtarit ai ndjen dhimbje në gju.

Sky Sport Italia bën të ditur se argjentinasi ka njoftuar klubin dhe trajnerin Luciano Spallettin se nuk mund t’iu bashkohet atyre në stërvitjen e së hënës, transmeton Telegrafi.

26-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga 13 shkurti kur edhe i është hequr shiriti i kapitenit.

Icardi ka thënë se është i lënduar në gju, por pas testeve mjekësore klubi ka dal me një komunikatë zyrtare duke thënë se gjendja e gjurit të lojtarit është e njëjtë me atë në fillim të sezonit.

Acarimi i raporteve mes lojtarit dhe klubit erdhi nga kërkesat e agjentes Wanda Nara për rinovim të kontratës, ku kërkohej pothuajse dyfishimi i rrogës.

Duke parë situatën aktuale bisedimet për një rinovim të mundshëm nuk do të ndodhin për momentin, kështu periudha se kur mund ta shikojmë sulmuesin në fushë ende nuk dihet.

Për lojtarin tashmë kanë shfaqur interesim Juventusit, por edhe shumë klube të mëdha evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button