Në Kuvendin e Maqedonisë do të realizohet debat inspektues për Programin Kulturor Vjetor 2018-të

Në Komisionin për Kulturë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, me iniciativë të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, është miratuar vendimi për realizim të debatit inspektues për mënyrën e miratimit të Programit Kulturor Vjetor (PKV) për vitin 2019-të dhe për realizimin e PKV-së për vitin 2018-të. Ky është debati i dytë i këtij lloji, pas atij për rajonin e Ohrit, i cili pati 22 përfundime – rekomandime, për të cilin Ministri i Kulturës, Asaf Ademi të premten duhet të dorëzojë raport se a ka dhe si ka vepruar ndaj tyre, transmeton Portalb.mk.

Anëtarja e vetme shqiptare në Komisionin për Kulturë, Shpresa Hadri, nuk ishte e pranishme dhe nuk u zëvendësua as nga deputeti, Rexhail Ismaili.

Në mes, Magdalena Manaskova

Sipas asaj që sqaroi anëtarja e Komisionit për Kulturë, radhë e VMRO-DPMNE-së, Magdalena Manaskova, Ministria e Kulturës do të jetë e obliguar që te Komisioni të dorëzojë raporte të projekteve të realizuara në kuadër të PKV-së për vitin 2018-të.

“Dorëzimi i realizimit të Programit për vitin 2018-të, është i rëndësishëm për shkak se me atë duam të ilustrojmë disa punë”, tha Manaskova.

Sipas Manaskovës, arsyeja e shqyrtimit të mënyrës së miratimit të PKV-së së vitit 2019-të dhe realizimit të PKV-së së vitit 2018-të është për shkak të:

  • Përbërjes diskutabile e komisioneve të cilët kanë vendosur në paraqitjet e projekteve;
  • Asaj se anëtarët e komisioneve janë anonim në fushat kulturore;
  • Kufizimit të projekteve të institucioneve të caktuara;
  • Uljes së mjeteve për trashëgimi kulturore dhe
  • Verifikimit të ndërmarrjeve të cilat kanë aplikuar dhe kanë fituar para, kurse janë formuar pak para hapjes së konkursit të PKV-së.

Anëtarja tjetër e Komisionit, deputete e pavarur, Nikica Korubin, për dy pikat e para: Përbërjen diskutabile e komisioneve të cilët kanë vendosur në paraqitjet e projekteve dhe Anëtarët e komisioneve janë anonim në fushat kulturore, tha se përgjigjet duhet të kërkohen në Ligjin aktual për kulturë, i cili nuk parasheh kritere të qarta për përzgjedhjen e anëtarëve. Korubin deri te Ministria e Kulturës apeloi që ligji i ri i kulturës, i cili sipas saj parasheh zgjidhje të këtyre problemeve, të hyjë sa më shpejtë në procedurë kuvendare.

“Përbërjen e komisioneve i zgjedh ekskluzivisht ministri i Kulturës. Për këtë them se vërejtjen për joprofesionalitetin e anëtarëve të Komisionit, nuk mund të jenë me vend sipas ligjit aktual. Në atë moment kur ne do të kemi kritere të qarta, në bazë të së cilave do të zgjidhen anëtarët e Komisioneve për Programin Kulturor, atëherë mund të flasim për kredibilitetin e komisioneve”, tha Korubin.

Debati inspektues për rajonin e Ohrit

Irena Stefoska
Irena Stefoska

Komisioni për Kulturë paraprakisht ka realizuar debat inspektues për rajonin e Ohrit. Ka sjellë 22 rekomandime. Sipas përfundimit të debatit, ministri i Kulturës, Asaf Ademi duhet të premten të dorëzojë raport për mënyrën e veprimit ndaj 22 rekomandimeve.

“Sipas përfundimit të debatit inspektues për menaxhim të rajonit të Ohrit të Komisionit për Kulturë, kanë kaluar tre muaj, kur duhet ta ftojmë ministrin, kryetarin e Komisionit për menaxhim me rajonin e Ohrit, si dhe kompetentë të tjerë, që të premten, për në ora 10:30 të caktojmë seancën për të njëjtën”, tha kryetarja e Komisionit për Kulturë, Irena Stefoska.

Anëtarja Nikica Korubin alarmoi për mosrespektim të 22 rekomandimeve të debatit isnpektues për rajonin e Ohrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button