Allegri favorit për ta marrë drejtimin e Interit

Shumë mediume italiane sugjerojnë se Massimiliano Allegri mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit për t’u bashkuar me Beppe Marottan te Interi.

E ardhmja e Allegrit te Juventusi dhe ajo e Luciano Spallettit të Interi janë në pikëpyetje për sezonin e ri.

Gazeta Tuttosport gjatë ditës së shtunë raportoi se Spalletti do të largohet në verë nga Interi, ndërsa Allegri do vijë në vend të tij, transmeton Telegrafi.

Përveç Tuttosportit, tani edhe mediumi Corriere della Sera mbështet këtë raport, duke siguruar se Allegri është favoriti për të marrë vendin e Spallettit.

Do të ishte një tronditje e madhe për të parë trajnerin italian të kalonte te rivalët e tyre të hidhur, por pasi vuajtën për kalimin e Marottas, Juventusi këtë do ta përjetoj më lehtë.

Marotta mori shumë kritika kur ai zgjodhi Allegrin si zëvendësim të minutës së fundit për Antonio Conte te Juventusi, por ky doli të ishte një veprim i mençur.

Kjo pasi trajneri nga Sardenja i çoi ata në dy finale të Ligës së Kampionëve dhe vazhdoi të fitonte Scudetton në çdo sezon që nga emërimi.

Deri tani, ishte supozuar se Allegri do të shkonte jashtë vendit, me Manchester Unitedin, Real Madrid dhe Chelsea kandidatët më të mundshëm, por tani si duket ka ndryshuar situata dhe italiani mund të mbetet në Itali te Interi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button