Djegia e deponisë në Shutkë: Qytetarët kanë pesë kërkesa, akitivitetet kanë ngecur

Ndryshe nga banorët e Shuto Orizares, djegia e deponisë së egër që është duke ndodhur për dy javë, ka organizuar banorët e Vizbegut, të cilët më 26 shkurt kanë realizuar takim me krerët komunal të Butelit dhe Shuto Orizares, Velimir Smilevski dhe Kurto Dudush. Megjithëse në takim ishin të ftuar edhe përfaqësues të institucioneve, të njëjtë nuk kanë qenë të pranishëm, transmeton Portalb.mk.

Banorët në takim kanë gjetur gatishmëri nga komunat që të zgjidhet problemi, por ata shprehin dyshime se institucionet kompetente, ose “nuk dinë”, “nuk kanë mjete” ose “nuk kanë përkrahjen e Qeverisë” që ta zhvendosin në tërësi deponinë në Drislla.

Në takim kanë qenë edhe iniciativa ekologjike “O2”, të cilët në vazhdimësi kanë alarmuar për situatën e deponisë së egër në këtë pjesë. Ata pyesin: Se a po paguajmë komunale, për mbeturina që do të digjen, dhe do të na helmojnë?

“Të gjithë ne që jetojmë në Shkup paguajmë në muaj për NP “Higjienën Komunale”  për grumbullimin e mbeturinave, që të përfudnojë këtu, në vend ilegal, dhe të digjet më pas dhe të ndot me ditë, dukuri e cila ndodh shumë shpesh?! E kujt është Drislla, e kemi një ne”, thanë nga “O2” të revoltuar.

Nga atje shtojnë, se është me patjetër që të realizohet fushatë edukative për dëmin nga kjo dukur, duke gjetur mënyrë nëpërmjet mediave, që të arrihet te qytetarët, që t’u bëhet e qartë se sa janë të rrezikuar.

“Shkoni nga komuna në komunë dhe edukoni ata. Jepuni mënyra tjetër fare për të shkatërruar mbeturinat”, thanë nga “O2”.

Nga grupi i banorëve kanë alarmuar, se prolongimi i zhvendosjes së deponisë së egër, shkakton probleme akute dhe kronike, si për njerëzit, por edhe për bagëtitë që kalojnë andej.

“Në ditët më të nxehta, në afërsi të deponisë grumbullohen një numër i madh i zogjve dhe kafshëve që të ushqehen, që paraqet kërcënim biologjik për individët dhe bagëtinë e fshatit dhe qytetit të Shkupit. Për shkak se gjendja është serioze, që paraqet dëm për bagëtitë dhe të gjithë qytetarët e Shkupit dhe rrethinës, dhe e cila rezulton me probleme akute dhe kronike, kërkojmë nga institucionet kompetente që të kyçen në zgjidhjen e problemit”, thanë nga grupi i banorëve të Vizbegut.

Ata kërkojnë:

  • Komuna e Shuto Orizares, Komuna e Butelit, Qyteti i Shkupit, “Higjiena Komunale” dhe Deponia Drislla, urgjentisht të ndërmarrin hapa për zhvendosjen e deponisë. Qytetarët nuk kërkojnë ngurtësim të deponisë, sepse ekziston rrezik për truallin dhe rezervuarin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” , që është afër deponisë dhe uji i bunarëve të shtëpive.
  • “Higjiena Komunale” ta ndalojë hedhjen e mbeturinave në këtë deponi, dhe të njëjtën ta dërgojë në Drislla.
  • Pas zhvendosjes së deponisë, urgjentisht të realizohet pastrim i terrenit dhe të largohen të gjitha objektet që sinjalizojnë se është vend për hedhjen e mbeturinave.
  • Institucionet kompetente të sanksionojnë personat fizik dhe juridik që djegin kabllo për të fituar bakër.
  • Instituti i Shëndetit Publik të bëj vlerësim të dëmit nga djegia e deponisë.

Me iniciativë të kryetarëve të Komunës së Butelit, Vellimir Smilevski dhe kryetarit të Shuto Orizares, Kurto Dudush, kurse e mbështetur nga bashkësia e Vizbegut, sot do të realizohet aksioni i parë për pastrim të Vizbegut. Vendi i takimit do të jetë para Bashkësisë Lokale të Vizbegut.

LEXO: Djegia e deponisë në Shutkë: Nuk janë kapur njerëzit, nuk do të ketë përgjegjësi

Përndryshe, ditë më parë filloi zhvendosja e deponisë së egër, por ajo nuk u pastrua në tërësi.

Kohë më parë janë parë edhe mjete të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” duke shkarkuar sasi të mbeturinave.

Përndryshe, deponia e egër (mbetjet e hedhura) në pjesën ndërmjet komunës Shuto Orizare dhe Vizbeg ka disa ditë që është djegur. Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush në një prononcim për Portalb.mk ka njoftuar se është informuar për djegien e deponisë, dhe se e njëjta është siguruar. Sipas Dudushit deponia është duke u djegur nga të miturit, dhe të njëjtit nuk i kap Ligji.

Ndryshe, në Shuto Orizare nuk është problemi vetëm me këtë deponi të egër, pasi të ngjashme shihen edhe afër shtëpive të banuara. Portalb.mk para disa ditësh alaramoi edhe për kanalizimet e hapura të kësaj komune dhe për mungesën e një plani urbanistik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button