I jep një veshkë vjehrrës, ta falte për divorcin me të birin

“Kjo ishte mënyra e saj për t’i vënë gjërat në vendin e duhur.” Kështu e ka komentuar Scott Volferseder, veprimin e ish-gruas së tij Erica, për t’i dhuruar një veshkë nënës së tij e cila kishte nevojë për një transplantim.

Tashmë e divorcuar prej tij, Erica, duket se e ka zgjedhur këtë veprim, si një mënyrë për të “kompensuar” dhimbjen që i shkaktoi kjo dramë në çift, vjehrrës. Si edhe një mënyrë, për të gjetur prej saj faljen e dëshiruar, për ndarjen që bëri me të birin e saj.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në SHBA, dhe mësohet se çifti ishte martuar që në vitin 1993, bëri dy fëmijë dhe u divorcua tetë vjet më pas.

Martesa e tyre u shpërbëhet, por mesa duket, Erica vazhdoi të jetë pjesë e familjes së Scott, duke mbetur në kontakt sidomos me vjehrrën e saj.

Dhe kur mësoi se kjo e fundit kishte nevojë për një transplantim të veshkave, nusja e ndarë prej vitesh nga i biri i saj, nuk ka ngurruar aspak. Por e ka dhënë veshkën e saj me shumë kënaqësi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button