OH EL -HILAL: 250 fëmijë nga Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Prilepi do ti bëjmë synet

Organizata Humanitare El Hilal në bashkëpunim me qytetin e Bursës dhe Komunën Çair edhe këtë vit do të realizojnë aktivitetin për synetin e fëmijëve që rrjedhin nga familje ekonomikisht të rrezikuara.
 
“250 fëmijë nga Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Prilepi do të synetohen këtë vit. Këtë projekt e realizojmë tradicionalisht disa vite me radhë. Aktiviteti fillon sot kur edhe  është Manifestimi kulturorë në orën 19,  ku do të shfaqet edhe një program kulturoro-artistikë me këngë dhe valle popullore, do të bëhet darka e synetisë  ku do të jenë prezent edhe 70 mysafirë nga Bursa që kanë ardhur të premten. Fëmijëve dhe familjeve të tyre do tu jepen dhurata dhe peshqeshe” informoi Beixhudin Shehapi, kryetar I Organizatës Humanitare El-Hilal.

Ndryshe, akti I synetimit të 250 fëmijëve do të realizohet ditën e diel, respektivisht nesër, siç na tha Shehapi, nga mjekë të specializuar për këtë drejtim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button