Ismail Kadare shumë afër çmimit Nobel

Ethet e Nobelit këtë vit kanë pushtuar hapësirën midis Shqipërisë dhe Japonisë. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare dhe romancieri japonez Haruki Murakami janë dy garuesit më të fuqishëm për çmimin Nobel në Letërsi.

Shanset që Kadare të fitojë Nobelin për Letërsi 2012 janë bërë të prekshme. Të dy shkrimtarët më të përfolur të garës për çmimin Nobel vihen për herë të dytë në garën e një çmimi të rëndësishëm. Hera e parë ka qenë kur konkurruan për çmimet “Asturias” në Spanjë: Për këtë çmim ishin nominuar emra të mëdhenj të letërsisë botërore, mes të cilëve edhe shkrimtari japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari Ismail Kadare që u shpall fituesi.

Këtë herë “The Guardian” ka dhënë lajmin e shkrimtarëve që kryesojnë top-listën e Çmimit Nobel 2012 për Letërsi. Shkrimtari japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari Ismail Kadare kryesojnë listën. Haruki Murakami është në krye të Listës dhe sipas The Guradian është një konkurrues i fortë. The Gurdian ka mbajtur anën e tij duke komentuar se “japonezi është autor i disa titujve të njohur, dhe ka të gjitha shanset të fitojë për këtë vit çmimin Nobel”. Mirëpo kjo nuk i përcakton të gjitha shanset, sepse gjatë marrjes së çmimit Austrias për shkrimtarin shqiptar u tha se “Tani Ismail Kadaresë i ka mbetur pa marrë vetëm çmimi Nobel”.

Komentet nga fansat e njërit apo tjetër shkrimtar sa vinë e shtohen pas shpalljes së listës së të nominuarëve.

Në këtë listë ata të cilët janë ngjitur ndër të parët për të fituar çmimin Nobel janë:
1) Haruki Murakami
2) Mo Yan
3) Cees Nooteboom
4) Ismail Kadare

Megjithë renditjen paraprake deri më sot nuk ka ndodhur që ai që kryeson listën të jetë edhe fituesi. Vitin e kaluar Nobeli suedez, Tomas Tranströmer la pas poetin sirian, Adonis, që printe listën. Këtë vit Adonis ka zbritur më poshtë në listë së bashku me poetin koreano-verior Ko Un etj. Në fillim të këtij viti kreu i akademisë suedeze, Peter Englund, zbuloi se 46 emra nga 210 të dominuar për çmimin e madh ishin zgjedhur për herë të parë. Emrat të rinj në Ladbrokes për këtë vit janë autori kinez Mo Yan, shkrimtari gjerman Cees Nooteboom, të cilët kanë ngjitur listën për të fituar çmimin Nobel.

Kandidatët janë vënë përpara një jurie e përzier me anëtarë suedezë dhe figura të njohura të letërsisë ndërkombëtare. “Një numër i pazakontë i laureatëve për çmimin Nobel kanë ushtruar të drejtën për ta fituar këtë çmim”, shkruante Englund në blogun e tij. Kandidatë të tjerë të fortë në listë janë nga Britania Ian McEwan, romancieri amerikan Philip Roth, që ndiqet pas nga patrioti i tij, Cormac Mçarthy, izraeliti Amos Oz dhe një shkrimtare femër që vjen nga Italia, Dacia Maraini. /ama-news

Lajme të ngjashme

Back to top button