Zyrtarisht, Sahin do të luaj ne Liverpool
Gjiganti anglez, Liverpooli, ka konfirmuar në faqen zyrtare të klubit se ka ka arritur marrëveshje me Real Madridin që ta transferojë mesfushorion Nuri Sahin në formë huazimi.
Futbollisti turk do të nënshkruajë me klubin e tij të ri për sezonin e ri në momentin që t’i ketë kryer me sukses testet mjekësore.
Sahin kaloi te Real Madridi verën e kaluar nga Dortmundi, pasi fitoi titullin në Bundesliga dhe u shpall lojtari më i mirë në Gjermani. Sidoqoftë, ai dështoi ta tregojë veten te Reali për shkak të minutazhit dhe tani kalon te Liverpooli që po kërkon të kthehet në majen e futbollit europian.
Kështu, Liverpooli mposhtë në luftë për Sahin favoritin deri dje për të, Arsenalin, i cili e kërkoi atë në mënyrë permanente, e që nuk iu përshtat fare Real Madridit, kështu që The Reds shfrytëzuan rastin. /Portalb