Mali e demanton Pacollin: Nuk e kemi njohur Kosovën

Republika afrikane e Malit nuk e ka njohur Kosovën, thuhet në një deklaratë të Presidencës së këtij shteti, raporton Global Times. Deklarata u lëshua të enjten, pas qarkullimit të një dokumenti se Mali e ka njohur Kosovën shtet. 

“Presidenca dëshiron kategorikisht të dënojë këtë gënjeshtër që e dëmton imazhin e Malit”, thuhet në deklaratë. 

“Rrjedhimisht, Presidenca e Malit dëshiron të informojë gjithë  komunitetin kombëtar dhe ndërkombëtar se presidenti nuk ka nënshkruar ende ndonjë dokument që njeh Republikën e Kosovës dhe rezervon të drejtën për të marrë masat e duhura për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e dokumentit të rrem”, përfundon deklarata.

Ka qenë zv.kryeministri Behgjet Pacolli ai që të premten ka kumtuar lajmin për njohje, duke prezantuar notën verbale. 

Të plotë këtë mund ta lexoni në linkun: http://www.globaltimes.cn/content/728917.shtml /Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button