Kërkesat e ASH-së për Çarshinë, Komuna e Çairit: Të pabaza dhe dezinformuese

Komuna e Çairit do të vazhdojë të kujdeset për mirëmbajtjen e Sheshit dhe Çarshisë së Vjetër përmes përkrahjes së profesionit të zejtarëve, mirëmbajtjes së ndriçimit, rifunksionalizimin e shtyllave hidraulike dhe gjithçka që do të ruajë autenticitetin infrastrukturor të saj në suaza të kompetencave të përcaktuara ligjore.
Me këto fjalë, Komuna e Çairit i vlerëson si të pabaza dhe dezinformuese për opinionin akuzat e sotme të Aleancës për Shqiptarët në lidhje me Çarshinë e Shkupit, njofton Portalb.mk.

“Mesa duke subjekti në fjalë nuk e njeh ose shtirret se nuk e njeh rregullativën ligjore të paraparë në nenet 57 dhe 58 të Ligjit për Ndërtim sipas së cilave lejen e ndërtimit për objektet e Çarshisë së Vjetër që cilësohen si objekte të kategorisë së parë, e jep organi i administratës shtetërore për rregullimin e hapësirës, respektivisht Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Është e çuditshme të mos jesh në njohuri të dispozitave të këtilla kur një periudhë zëvendësministri i këtij institucioni i ka takuar pikërisht subjektit Aleanca për Shqiptarët?!”, thonë për Portalb.mk nga Komuna e Çairit.

Nga ana tjetër, ata shtojnë se “të hedhësh baltë mbi vlerën estetike të Sheshit Skënderbeu që me mozaikun e saj përshkruan etapat më të rëndësishme historike kombëtare, do të thotë të fyesh vlerat e kombit që përfaqëson”.

“Sheshi Skënderbeu sot gravitohet nga një numër i madh i qytetarëve dhe reflektimet pozitive për arkitekturën e saj me pamja kah Kalaja e Vjetër e Shkupit pasqyrohen përmes mjaft fotografive të publikuara”, shtojnë nga Komuna e Çairit.

Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët ka bërë një listë me 10 pika pë zgjidhjen e problemeve në Çarshinë e Shkupit, me të cilat u drejtohen organeve kompetente siç janë Qeveriakomunat ku graviton Çarshiashoqatave të zejtarëve si dhe shoqatave tjera si esnafi etj.

  1. Ngritja e sigurisë në çarshi dhe rreth saj. Këtu nënkuptojmë çarshi pa armë, mbrojtje të punësuarve në çarshi dhe qytetarëve nga vjedhjet si dhe nga dukuritë devijuese.
  2. Ndërprerja e ndërtimeve dhe mbindërtimeve pa kurrfarë plani apo koordinimi me organet kompetente për ruajtjen e këtij margaritari të qytetit tonë.
  3. Sigurimi i vendeve të reja për parking si dhe mbrojtje më të mirë të veturave nga Ministria e Punëve të Brendshme nga vjedhjet. Me theks te veçantë mbrojtja e veturave që vijnë nga Kosova të cilët kohëve të fundit janë cak i vjedhjeve të shumta
  4. Përfundimi sa më i shpejtë i punimeve rreth çarshisë, sidomos punimet rreth sheshit Skënderbeu dhe Urës se Gurit, punë të cilat vazhdojnë mbi 20 vite dhe nuk kanë të përfunduar. Kjo punë dëshirojmë të mos jetë me tendencë, por le shumë vend për tu dyshuar.
  5. Të zhvendosen kazinotë dhe lojërat e fatit nga çarshia.
  6. Rregullimi i orarit të punës në çarshi.
  7. Rregullimi i ndriçimit në çarshi.
  8. Zhbllokimi i rrugëve nga tarraca apo pengesat tjera të cilat pengojnë lëvizjen e qytetarëve.
  9. Stimulimi i biznesit të vogël dhe ndihmesë nga qeveria me projekte konkrete për revitalizimin e çarshisë.
  10. Ndalesa e rreptë për qarkullim të të gjitha llojeve të automjeteve pa leje të posaçme.

LEXO: ASH: Çarshia e Sarajevës më e mirë se e Shkupit edhe pse atje ranë 480,000 granata këtu vetëm 1 – BDI-ja
LEXO:  Kërkesat e ASH-së për Çarshinë, Qyteti i Shkupit: Ne i kryejmë obligimet tona, tjerat janë të komunave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button