MOS T’NAJ QAJE HALLIN STAMOLLI

Kimi ardhë me ni kohë ta pajsëm vejtin se ku  imi ene kah shkon kjo anija jonë. Zgjedhje mahen n’di-tre vjet niherë ene sa here fiton ni parti, fiton VMRO-ja, e ta zamë se fiton ene BDI-ja e kshtau u zgjatet mandati çatine njerzve çi kanë kanë te dimeni i shtetit. I fiton BDI-ja votat tona po kot se fiton. Kjo puna e zgjedhjeve ktau n’Maqedoni asht si ajo loja ilimina dilimina. T’drejtën e t’njefmes n’kot lojë e ka VMRO-ja. Sa herë ajo njefën: ilimina dilimina, trajlla çiçilla, përmisha gjela kukurdela hangër fiç ene vdiç.

Fjalën ilimina, demek e para, e para çi e ka t’drejtën për t’marrë n’buxhet asht e VMRO-së. Kot fjalë e ma saherë për vejti. E kur vajn n’rend partitë tona n’t’njefme – t’sigurt e kanë atë foljen vdiç,  domethanë: s’met për ju kurrxha pi buxheti. Na falni. D’i prajtni zgjedhjet qera. VMRO-ja masanej çeshën, partitë tona e krojnë krajet. Del puna si me kanë na caullë e ato t’VMRO-së çi rrajnë te dimeni i anijes, demek i shtetit, janë t’mdhoj. Na e bojnë me dije se s’dimë, se imi caull ene se na caullt duhet ta dimë majr se s’un e çojmë anijen tonë tuqe pa ato çi rrajnë te dimeni nizet e sa vjet. Pa ekipin e Nikollës. Ene anija hecën kshtau qorlemas, hecën. N’t’thatë. Hecën si hecën, shkon kah shkon,  nuk rraj me ni vend. Xhit a kjo punë, vlla? Na pajsem, jo çi s’pajsëm, se kah na shkon anija, po ato çi e manë dimenin e bojnë mexhlisin vetë e na masi s’imi ataj ngat dimenit nuk i najmë, po ene nuk i shofëm se ato mexhlisin e manë natën, n’terr. Për t’kallxau, nuk kallxojnë. Mos ta teprojmë, na thotë Nikolla s’pajs as BDI as kërrkand se i kam 61 deputetë me vejti. Po na nuk e marrëm me xhuith mend fjalën e atij se e thot tu çesh. Na rrajmë e thaurim duhan kaçak me vjet ene presëm ta shohëm kah do na çoje anija.

Dikur tu prajt a do dale bar, ni pjak thot:
“Hajt t’i hekëm kto burra pi dimeni se u ba gjatë tu hec me anije n’mjegëll, t’i hekëm se kanë najs t’lujnë hoka me ne. Kam droe se po na çojnë n’doni kep e d’e thejmë çafën!… Hajde t’i ndrrojmë bare kto tonët çi sajllen ani kah dimeni”!…

Ato t’ritë nuk njojnë. Disa mahen me njanën parti, qertë me partinë qetër e përlahen nërmet vejti. Une du te dimeni, taj s’kije t’afrohesh agje…  Duket ashiqare se nuk kanë dalë pi shkollave ku kanë dhanë majm mcust e Normales s’Elbasanit. Duket se shkolla e atine ka ngjirë Shumadije. Duket se e dunë kolltaukin para interesit t’popllit. Masanej bie ni qetsajë. Masanej çe njani:

“Xhi t’hekëm, ka ta hekëm e ka ta vemë ataj? Pajtën ki njani. Pi rrudhave duket se ash pensionist. “Pse t’hekëm kot e kot? Ene me zgjedhë na njerëz qerë për te dimeni, badihava. Te dimeni na sa t’jemi xhallë d’e kimi Nikollën. Tont do jenë ataj veç t’sajllen rrethit, sa për t’u duk para dunjasë se paska ene shqiptarë te dimeni i shtetit”.

“Ashtau asht”! vajn ni za pi kallaballajkit ataj n’park ku imi mledhë ene imi renajt te tabllat e shahit, napër bankat e parkit, ene presëm t’na kapërceje koha t’u lujtë ene tu pajë duhan kaçak. Sa mos t’shkojmë n’shpaj t’na bërtasën gratë pse s’u kimi lanë gjemve tonë pa punë doni pare xhepi… “Ashtau asht, po ene me i ndrrau na njerëzit për te dimeni, jet ni problem. Te dimeni sa t’jese jeta Nikollën d’e kesh. Qetër s’ën vajn ataj. Aj i ka mledh ket miletet rreth vejtit. Sa për ne, fjala vajn, a e zgjodhëm Metushin, a Hajrushin, ket nja asht. Nuk ban pare. Vet imi ene t’përçam imi”.

“Nuk asht nja”, thotë pjaki. “Ndrron puna kur ngat dimenit e kimi ja Hajrushin, ja Metushin, se njani pi ktine s’e ka çare ni dit pa i thanë ni here Nikollës: ‘Ej kah ije tu shku kshtau? Thkee dimenin kini! Ku na çon napër mjegëll. Na dumë ta shofëm fenerin e perëndimit! Nuk shkojmë kah doni ujdhesë polare, përtej Siberie”!

“Hajt mos kini gajle, se i din Meta punt e veta!”, thotë Bakallxhija i ni kataundit t’Malit t’Krojeve, çi ka ra vjet n’shehër. “A s’e shajfni çi çe sa dit BDI-ja a tu ba bisedime me ato t’VMRO-së për vendet e ministrave. Nuk ja lshon Alija kullaj udhën VMRO-së!”.

“Nuk a puna çaç e thjeshtë… Xhi kujtojni ju?!”, u ngrajt n’kam ni nëpuns çi e thajrim Çinovnik. “Njojni kha”, thot Çinivniki. “Di mesele janë, di stereotipa për hallet e ksaj politike ktau te na”.
“Xhi kana ki stereotip be, xhi don me thanë stereotip?”…

“Stereotip”, thot Çinovniki, “asht ni mendim kallaup, ni mendim  i pranaum pi ketve, po çi nuk i analizon punët fajlle e për pe ene fellë e fellë… E, si kesh tu thanë, janë di stereotipa. Njani thot çi do fitojm na si t’himë n’Evropë ene n’NATO, qetri thotë: nauk, ma përpara na duhet t’i ndreçim hesapet ktau mrenda, masanej t’himë n’Evropë. Une”, thot Çinovniki”, jam për atë stereotipin e parë – t’himë na n’Evropë ni here, masanej shohim e bëjmë, si thonë Korça”…

“O Çinovnik, e para e punës, dikush pajti ktau për dimenin… Si t’kemi ene na njerëz çi e manë dimenin ene çi ja dinë rendin dimenit… E sa për stereotipat, aj i pari çi e përmende kana nime stereotip, kot e kot llaf. Ni herë t’himë n’Evropë ene n’NATO, masanej kollaj kana. Ki i diti – jo. I diti nuk a stereotip, po fjalë burrash. Po a do kese doni burrë ktau çi t’rraje ataj ngat dimenit ene t’i hapje sajt majr e ta shofe a shkon anija ani kah interest tona, a shkon dokund kah Deti i Zi”?

“Po na si t’himë n’Evropë”, thot Çinovniki, “punt janë t’ndreçme. S’do kese ma probleme”…
“Prajt, prajt”, ja pret pjaki, “Taj thaue ashtu, po mu s’um duket bash n’terezi kjo fjala jote. Do thaush taj: pse? Po t’kishte kanë si thaue taj, atëherë Evropa ke tu i thanë Jugosllavisë: ej, haj mos bojni problem, mos u përlahni. Kshtau si ini bashkë, Serbi, Kroaci, Slloveni, Kosovë e ku ta di une se kush, hecni n’Evropë, ene u sos puna, s’do kese ma probleme. Po nuk u ba ashtau se sicalli donte t’i ndreçje punt e veta sa ma fort e masanej t’hije n’Evropë me hesape t’pastra, me tapaja t’rregullaume. Po t’pajs une taj: pse nuk hini Çekosllovakia n’Evropë, po u danë nihere Çekia me Sllovakinë, masanej hinë nja ka nja n’Evropë. Ene Kroacia bani xhithë atë luftë me Serbinë e masanej hini n’Evropë vet për vejti. N’Evropë nuk shkohet pa e pasë punën për peni, n’vendin tand. Pa i pastrau hesapet e tapajsë”.

“Eheee, ku e rref telin taj”? i thot Çinovniki pjakit.
“Nuk i rraf telit, po nuk e begjenajsi at stereotipin tand, kur thoe “T’him n’Evropë frajk e frajk”, thot pjaki. “Du ta di tamam kah shkon anija jonë. Se kshtau si a tu shku, mund t’zane n’doni kep t’Putinit. E zu e preki n’at kep, do biem n’fund t’pusit e s’ka ma kush na çet pi agje. Prajti masanej gjurt e araushës s’bardhë përmaj kraje. Nuk shkohet n’Evropë bithgoliç ene me anije n’t’thatë. Anija don ujë. Don ene ta dije tamam cakin ku shkon. Don njerëz sagllam te dimeni. Nuk asht anije me erë ku lujnë caullt e muhallës”…

“Na i kimi partnerët tonë strategjikë”! thot Çinovniki.
“E tahi ma ngatrrove ket punën! Partner? Strategjik? Po xhi kanan kto?
“Partneri ash ortak, strategjik ash  ortaki çi e ka ni plan me taj, ni udhe shkon me taj, ni mende ka me taj”.
“Ah, be vlla, n’koft se taj nuk e drejton oxhakin tand vet, nuk vajn as vllaj to ta ndreqje, jo ma miçt… Vet duhet t’ja vesh temelin, vet duhet t’ja vesh kulmin shpajs tande, masanej do thajrrish miç. Miçt vajn për muhabet, nuk vajn to t’i bojn punët  e fushës, as to ta venë n’rend shpajnë”, thot pjaki. “Ene te anija duhet ta kesh ni njer tandin çi t’ndrrohet me Nikollën. Nauk veç Nikolla t’rraje te dimeni! Ashtau nauk!

Masanej vajn ni gjalë i vogël e thajrrën pjakin. E prajtkan për drekë. I Paskan ardhë misafirë.
Pjaki najset kah shpaja e vet. I ndrron pesë-xhasht hapa, e thken krajet kah na ene thot: “E shef, o Çinovnik, misafiri nuk ash misafir n’koft se familja ku shkon aj misafir nuk ka zot shpaje. Nuk hipën misafiri me ni anije çi s’e din se kah ja ma ajo, kah shkon ene kush e ma dimenin”…
“Nime”, thot njani, “ma para duhet t’i bojmë sicalli shpajat tona, t’i dretojmë për s’mari, t’i kemi hesapet e pastra me papajat, masanej rregllohen punt e kataundit. Majr thot pjaki. Xhit marrëm hov BE, NATO… Majr janë ato, po hajde ma përpara t’i dretojmë punët tona. Hajde na ta shofëm kah na shkon anija ku kimi hip pa vullnetin tonë. Mos t’na zane dikund n’kepin e Putinit e na shkon shpaja bith me kraje. Mos ta sajllim punën t’naj qaje hallin Stamolli”! Po ta vemë ataj te dimeni ni gjalë çi i din majr udhët ene ç’i s’i ban sajvi pët pi kurrxhaje. Se Evropa e çllon ene kot punë”. E çllon ka kimi te dimeni i anijes.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button