Duke shfletuar veprën e Xhabir Ahmetit “Vetullholla e kobshme”
Ky shkrimtar, eseist poet romansier, tregimtar, dramaturg e përkthyes, është i një fshati të vogël afër Tetovës, Përshevcë, I lindur më 1945, por duke u shkolluar, shëtiti në Prizren Prishtinë, Shkup.
Duke e shfletuar librin me tregime “Vetullholla e kobshme”, hyra sikur me kamerë, në një botë, krejt tjetërfare. Një qytet me rrugë e dyqane përreth, me ndërtesa të bardha e dritare të mëdha të qelqta, dhe lumi i pakalueshëm, i thellë dhe i turbullt, dhe një urë. Njerëzit filluan të mblidhen dhe ishin në pritje. I pyes: Kush do të vjen? Kë e pritni?- jo askush, po e presim zonjën Leonardinë të vijë , të hudhet në lum, mos u habitni, do të shihni…e njerëzit tuboheshin…fol njëri e tjetri, u kuptua; aty kishin kërcyer edhe të tjerë, por e shoqja e farmacistit të ndjerë Fon Shaban Batanhallnja, që aksidentalisht i kishte ra një tulle në kokë, u “paska”premtuar se edhe ajo do të hudhet në lumin e turbullt..dhe kur nisën njerëzit të mërziten e të nervozohen, …pse po bëhej natë e s’dilte, …e kur turma nisi të lëvizë e duke bërtitë , zonja doli, I hipi karrocës dhe parakaloi para të gjithëve nëpër urën e quajtur “Vetullholla e kobshme”.
Duke i pare gjithë ato njerëz burra e gra, fëmijë e pleq….si presin, nuk më befasoi pritja por interesi I njerit për tjetrin , jo për tu ndihmuar, ngushëlluar , por për të pasë material për muhabet. Puna më e rendësishme ishte të shohin, të kuptojnë se si po e kalon tjetri. Eca e pashë një ordinance …”Plaku në koridorin e ordinances”e në koridor një plak. Një motër që thëriste me emra.
Më tej ishte një grua, dhe një Anglez. Shikoheshin me mëri. Dikur plaku e kish rahur anglezin..për çështje toke, plaku aq i pasur dhe aq i varfër…ia kishin konfiskuar tokat, vëtetë nuk mbinte gjë, por kishte shumë metale e minerale të çmuara…plaku mendon dhe sheh se si të huajtë me ndihmën e shteti ua mirrnin krejt pasurinë, po ishte edhe kohë lufte, i dëbonin, por ky kokëfortë nuk shkonte askund (koha kur shqiptarët me dhunë e këcnime, u detyruan të ikin në Anadolli, kur bëhej pastrimi etnik nëpër trojet tona, një poltikë e fëlliqur që vazhdoi deri vonë).
Të gjithë e njihnin dhe nuk e duronin…kur në fund e thiri vet mjeku, butë butë duke ia dhënë një gjylpërë falas dhe recepta. Po, ama nuk e pashë më plakun të dilte prej ordinances…vazhdova të eci, dhe hyra në një botë tjeër, qytet me fanfare dhe fishekzjarre, një kabare dhe të ulur një zotëri barkmadh e tullac dhe një zonjë të re e të bukur, veshur me fustan të gjatë kadifeje e gishtat me unaza të xhevahirta…flitnin dhe qeshnin, kur në një moment zonja dukej e pikëlluar, e menduar dhe serioze, dhe në pyetjen e saj se a e dinte ai, zotëri, se paratë që I fitonte{duke e shitë nderin}ku I dërgonte? Edhepse ai iu nervozua se kjo e dehur , shpërtheu e tha: “I dërgoj disa njerëzve të tjerë, që pa ato të holla, do të kishin ngrënë mish qeni, si ato dy punëtorë që kishin vjedhë një qen me firmë e kishin pjekë dhe ngrënë nga uria”, theu çdo gjë para vetes dhe ra e zalisur në tokë.
E kështu prej vendi në vend qytet e fshat, punëtorë e bujq, një masë e gjërë e popullit, ku, një grusht të pasurish udhëheqnin me fatin dhe jetën e të varfërve. Tregimi “Me çetele”…është një pasqyrë ku puna e djersa e fshatarëve të zgjuar nuk vlente, ishte djaloshi shkollar që vazhdimisht I thonin: “Lëre ma atë libër kape shatin”, eh, të prangosur në terr e injorancë,vetëm në punë dhe dituri, duke e mbajtë vitalitetin dhe qëndresën, n’atë skamje… vetëm libri do t’i nxirte në dritë.
Pafuqinë e mospasjes shkrimtari e tregon në shumicën e tregimeve “Kumbulla”, ku babai I shtatë fëmijëve , gruaja që I kishte ndëruar jetë, I papunë, në acar pa ngrohje dhe me shumë pakë karthi, duhej ta presë kumbullën, zemrën e vet, në obor, të vetmin kujtim të fëmijërisë, për të mbijetuar, deri në kthim të babasë që shkone të gjejë punë e kthehej pas 2-3 -4 ditësh, ndërsa djali I madh duhej të kujdesej për të vegjëlit.
Xhabir Ahmeti në shumicën e tregimeve e veta , rrëfen në në vetë të pare, duke e pasqyruar origjinalitetin e vështrimit e tij. Asnjë personazh nuk e emërton. Duke I lexuar fletë pas flete, njeriu e ndjen një shprazëtirë, dhe atë realitet të vrazhdë që e ka pare, ndoshta dhe përjetuar, e bëjnë që tregimet e tij duke I lexuar,sot, kur varfëria, mjerimi, përkundër luksit të paktë që zotëron edhe në këto hapsira, të them se me kamerën time hasa pjesërisht në Migjenin, Koliqin, Konicën Mithat Frashërin…etj, të ditëve tona!