Në Ndihmën e Shpejtë të Velesit janë punësuar pesë mjekë të rinj
Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit Publik të Velesit janë punësuar pesë mjekë të rinj, transmeton Portalb.mk.
“Eleonora, Marjan dhe Sanja janë tre nga pesë mjekët e ri të punësuar në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit Publik të Velesit. Të kënaqur me kushtet e punës, ekspertizat praktike dhe mundësitë për avancim, ata mësojnë nga mjekët me përvojë. E kanë fatin të punojnë në shëndetin publik dhe karrierën e tyre profesionale ta ndërtojnë në shtetin tonë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Për problemet me të cilat për shumë vite me radhë ballafaqohet Ndihma e Shpejtë në Maqedoni, “Portalb.mk” dhe “Meta.mk” kanë shkruar me muaj të tërë.
Елеонора, Марјан и Сања се тројца од петте нововработени лекари во Службата за Итна медицинска помош во Здравствениот Дом Велес. Задоволни од условите за работа, практичните вештини и можностите за напредување, тие учат од поискусните колеги. pic.twitter.com/nDMQPnJHiG
— Министерство за здравство (@ZdravstvoMK) February 24, 2019