Paraburgime, rrahje, terrorizëm dhe politikë

Brenda një periudhe prej më pak se tre ditë, në vend, ndodhën një sërë ngjarjesh që ndërlidhen me muajt e fundit të sundimit të VMRO-DPMNE-së dhe refuzimin e kësaj partie për t’u larguar nga pushteti. Kjo parti, për të qëndruar në pushtet, para dy vitesh vendosi të vihet mbi Kushtetutën dhe të vazhdojë të sundojë me ndihmë të dhunës, të maskuar me ndërhyrjen e “popullit” në Kuvend, ndërhyrje kjo e justifikuar me nevojën imagjinare që “populli të mbrojë vendin.” Pasojat e një politike të tillë sot ndjehen në korridoret e gjykatave dhe në dhomat e paraburgimit në burgjet e Shkupit.

Pikërisht këtyre ditëve, kur po përfundon gjykimi i autorëve të dhunës në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prillit 2017, kur në gjykatë po jepen argumentet përmbyllëse edhe nga prokuroria edhe nga mbrojtja, në të njëjtën kohë ka filluar ndjekja e organizatorëve ose e një pjesë të tyre.

Të mërkurën, më 19 shkurt, policia trokiti në shtëpinë e ish-presidentit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, për ta arrestuar nën dyshimin se është një nga organizatorët e dhunës. Përveç tij janë arrestuar edhe ish-ministrat Mile Janakievski (për transport dhe komunikime) dhe Spiro Ristovski (i punës) – të dy nga radhët e VMRO-DPMNE opozitare. Policia është duke kërkuar edhe dy të dyshuar dhe pavarësisht se emrat e tyre ende nuk janë publikuar, informacionet që vijnë nga burime të afërta të hetimit, deri te të cilat vijnë mediat, si dhe inicialet e publikuara tregojnë se bëhet fjalë për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-punonjësin e DSK-së, Nikolla Boshkoski, i cili ka më shumë se një vit që gjendet në Greqi.

Gruevski tashmë u lajmërua përmes kanalit të tij të preferuar të komunikimit nga ekzili- Fejsbuk, duke kërkuar nga prokuroria që të dalë me prova, pavarësisht faktit që hetimi është ende në vazhdim e sipër ndërsa gjykimi i organizatorëve nuk ka filluar ende, duke justifikuar kërkesën e tillë me unikalitetin e tërë rast.

Janakieski dhe Ristovski shumë shpejtë kanë përfunduar në paraburgim me vendim të Gjykatës penale, që edhe nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh peshën e krimit për të cilin janë të dyshuar e që ka të bëjë me “kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë”. Ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski është ende në liri për shkak të imunitetit të deputetit. Por, pavarësisht kërkesës nga Gjykata penale deri te Kuvendi për revokimin e imuniteti, që ka ngecur në labirintet ligjore, megjithatë, pritet që Veljanovski së shpejti të gjendet prapa grilave, nëse merren parasysh afatet e shkurta brenda të cilave Komisioni amë për çështje të Mandatit dhe Imunitetit dhe Kuvendi në seancë plenare duhet të vendosin për fatin e imunitetit të tij parlamentar edhe atë vetëm me shumicë të thjeshtë.

Dhe nuk kaluan as 48 orë nga hyrja e Janakieskit dhe Ristovskit në burgun e Shkupit, në oborrin e burgut ka ndodhur një përleshje, për të cilën media thonë se është zhvilluar mes personave të akuzuar në procesin “Lagja e Trimave” dhe Mile Janakieskit, me ç’rast në ndihmë i ka ardhur kolegu i tij Ristovski. Janakieski ka përfunduar në spital me të shtypura në trup, ndërsa pas kthimit në burg, ai dhe Ristovski janë vendosur në të ashtuquajturat Dhoma të Hagës dhe me regjim të veçantë të shëtitjes, për të shmangur mundësinë që sërish të takohen me personat e njëjtë nga përleshja e mëparshme fizike. Lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski, e ka përdorur këtë rast për teatër, LSDM-ja ka akuzuar se përleshjen e kanë provokuar pikërisht ish-ministrat, që më në fund të reagojnë dhe Delegacioni i Komisionit evropian në Shkup, ndërsa kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të burgut Gjoko Kotevski, i cili ka rënë dakord të jep dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button