Godin: Ishte ndeshje e mrekullueshme, Atletico bëri paraqitje të kompletuar

Diego Godin e ndjen se Atletico Madridi bëri një paraqitje të kompletuar dhe efektive, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, për të mposhtur Juventusin 2-0.

Atletico Madridi fitoi ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit me rezultat 2-0 në Wanda Metropoliano.

Goli i dytë dhe i sigurisë erdhi nga kapiteni i tyre, Godin, i cili u pa i lumtur pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.

Uruguaini gjithashtu shtoi se ekipi i tyre bëri një ndeshje të kompletuar dhe se morën një epërsi solide për ndeshjen e radhës.

“Ne jemi shumë të lumtur, kjo ishte një ndeshje e mrekullueshme”, ka thënë fillimisht Godin për UEFA.com.

“Ishte një paraqitje e kompletuar dhe efektive, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, pasi të gjithë kemi pasur qëndrimin e duhur”.

“Ne krijuam shumë shanse të pastra, duke përfshirë dy kur ishim një-në-një me portierin, patëm një gol të anuluar nëpërmjet VAR-t dhe një tjetër që goditi shtyllën”.

“Shënuam dy gola për një fitore të rëndësishme që mund të na lejojë të shkojmë në 90 minuta shumë të vështira me një avantazh 2-0”, përfundoi uruguaiani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button