FShHM e përshëndet finalizimin e propozim Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik

Fondacioni për Shoqëri të Hapur – Maqedoni e përshëndet procesin e finalizimit të propozim Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik,  ku janë vendosur ndryshime me të cilat është marrë Fondacioni në procesin e propozimit të propozim ligjit, transmeton Portalb.mk.

Ndryshimet që janë bërë në propozim ligjin e ri janë kyçja e partive politike si mbajtëse në pjesën e financimit, definimit të interesit publik, uljen e mundësive për keqpërdorimin e klasifikimit të informatave, por edhe për ndryshimet tjera që paraqesin dobi për qytetarët, gazetarët dhe shoqatat.

Miratimi i Ligjit për qasje të lirë deri te informatat e karakterit publik nga kjo formë konkrete, që është e përputhur me të gjitha palët e prekura relevante, do të mundësojë uljen e korrupsionit dhe do ta risë integritetin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve në to, por edhe do ta përafrojë sistemin maqedonas juridik deri te standardet evropiane dhe botërore në fushën e informimit të lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button