30% e institucioneve të RMV-së nuk u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve

Zbatimi i legjislacionit që mundëson qasje të lirë në informacion mbetet prapa në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, tregon hulumtimi më i fundit i Rrjetit Ballkanik të Kërkimeve të Gazetarëve – BIRN, transmeton Alsat.

Në secilin prej vendeve të rajonit, gazetarët dërguan kërkesa për informacione në disa institucione, dhe pothuajse në çdo vend kishte institucione që refuzonin të përgjigjeshin. Në rastin e Maqedonisë, 30% e institucioneve nuk janë përgjigjur fare, dhe ndër shembujt që kanë refuzuar kategorikisht të japin informacion janë Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoria doganore kur u pyetën për sasinë totale të kanabisit të importuar në vend.

Si shembull pozitiv i transparencës janë përmendur gjykatat dhe Komisioni Kundër Korrupsionit, ndërsa përgjigje të pjesshme, por jo të plota për pyetje të ndryshme kanë dhënë edhe Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Prokuroria Publike.

Drejtoresha e Agjencisë për Qasje të Lirë në Informacione, Plamenka Bojçeva, thotë se problemi më i madh me të cilin ballafaqohet institucioni i tyre është heshtja e administratës, përkatësisht mospërgjigja e pyetjeve brenda afatit të përcaktuar me ligj. Rreth 80% e ankesave të dorëzuara në Agjenci në vitin 2020 i referoheshin një përgjigjeje të pa marrë brenda afatit të caktuar, dhe në vitin 2022 kjo përqindje u ul në 61.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button