Aksidenti tragjik, Ministria e Shëndetësisë tregon për gjendjen shëndetësore të lënduarve

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një komunikate e tregon gjendjen shëndetësore të personave që ndodhen në spital nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë në të cilën humbën jetën 15 persona, njofton Portalb.mk.

“Për momentin, në Spitalin Shtetëror “8 Shtatori” janë të hospitalizuar 18 pacientë. Tre prej tyre gjenden në gjendje kritike, ndërkaq 15 të tjerët janë në gjendje të rregullt shëndetësore dhe po kurohen. Një pacient dje është lëshuar për mjekim shtëpiak”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata gjithashtu thonë se në Klinikën e Shkupit ndodhen 6 pacientë, prej të cilëve 3 janë në Klinikën për Anestezion, Reanimin dhe Mjekim Intensiv – dy prej tyre janë në gjendje stabile. Pacienti i cili është i hospitalizuar në Klinikën për Kirurgji Torakale dhe pacientja (shtatzënë) e cila gjendet në Klinikën e Gjinekologjisë, gjithashtu janë në gjendje shëndetësore stabile.

“Për momentin po kryhet operacion i pacientes në Neurokirurgji. Pacientja e cila gjendet në Spitalin e Tetovës është në gjendje stabile dhe gjendje të mirë shëndetësore”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, më 13.02.19 reth orës 17 i vozitur nga M.T (49) ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 15, ndërsa 38 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button