Shqipëri, u mbyll protesta e opozitës, protestues, policë dhe gazetarë të plagosur (VIDEO)
15:57 Është mbyllur në orën 15:57 protesta e opozitës përballë kryeministrisë.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, falenderoi pjesëmarrësit në protestë dhe i la takim ditën e enjte për një protestë tjetër, ditën e enjte, kësaj radhe përpara Parlamentit
LEXO: Mbyllet protesta e opozitës, protestues, policë dhe gazetarë të plagosur
15:00 Kur po bëhen gati 4 orë nga protesta e opozitës së Bashkuar, liderët e saj nuk i kanë braktisur qytetarët që me gjithë gazin lotsjellës vijojnë të qëndrojnë në Bulevard
LEXO:Katër orë protestë, ja ku ndodhen Basha, Berisha e Kryemadhi
14:22 Në mes të protestuesve, sot edhe njëherë ka folur Sali Berisha, që sipas tij, Edi Rama ka marrë sot mesazhin. Berisha tha që deri në mbrëmje kryeministri duhet të jap dorëheqje. Sipas tij, dhuna sot në protestë ishte skenarë i Edi Ramës, meqë sipas tij, policia hapi kordonin dhe i tërhoqi njerëzit.
LEXO: Berisha: Rama duhet të jap dorëheqje deri në mbrëmje
14:00 Kreu i Partisë Demokratike dha një tjetër intervistë për mediat, direkt nga bulevardi para kryeministrisë, ku komentoi përshkallëzimin e protestës. Basha shmangu komentet për reagimin kundër dhunës, të komunitetin ndërkombëtar dhe theksoi se populli do të qëndrojë në protestë, për të marrë në dorë fatet e tij
LEXO: Basha: Populli në shesh deri sa të marrë fatet e veta në dorë
13:15 Në protestë, mes turmës ka qenë ambulance ku janë transportuar protestuesit drejt spitalit për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Numri i të lënduarve nga gazi lotsjellës sa vjen e rritet ku mes tyre është dëmtuar dhe një gazetar.
LEXO: Rritet numri i të plagosurve në Shqipëri, mes tyre dhe një gazetar
12:45 Rama “tregon muskujt”, sfidon opoziten, mijëra njerëz në Sheshin e Flamurit. Kreu i qeverisë po zhvillon një takim, ku ka mbledhur shumë qytetarët, jo vetëm nga Vlora, por edhe nga shumë rrethe të tjera.
LEXO: Rama “tregon muskujt”, sfidon opoziten, mijëra njerëz në Sheshin e Flamurit
12:30 Pamje dramatike nga Kryeministria. Pas përplasjes së parë dhe tentativës për të hyrë në Kryeministri si dhe përgjigjes me gaz lotsjellës, kanë mbetur disa të lënduar. Me sa duket një është më rëndë, pasi u pa se protestues të tjerë i kanë bërë masazh kardiak.
LEXO: Shqipëri, protestuesit pa ndjenja i bëjnë masazh kardiak mbi skelë (VIDEO)
12:20 Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar me urgjencë, menjëherë pas përshkallëzimit të protestës para kryeministrisë. Meta apelon për kërkon të tregohet vetëpërmbajtje per evitimin e konfrontimeve.
LEXO: Tensionet, Meta: Duhet vetëpermbajtje për evitimin e dhunës
Ka nisur përplasje tek kryeministria.
Banorët e Astirit janë përplasur me policinë duke tentuar për tu futur në kryeministri. Ata kanë hedhur shashka dhe flakadanë, transmeton Syri.net.
Ndërsa ka tym në shkallë.
Opozita zhvillon protestën që sipas organizatorëve ka për qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Partitë opozitare kanë thirrur shqiptarët në protestë në kryeqytet për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas opozitës do t’i hapë vendit rrugën e integrimit.