Merkel: Mirënjohje për Zaevin dhe Ciprasin për guximin e marrëveshjes së arritur
Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkal ju dha mirënjohje kryeministrave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Cipras për guximin e tyre të arrijnë marrëveshje dhe ta tejkalojnë kontestin disa dakadësh, duke i mundësuar në këtë mënyrë hyrje Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Në çdo konflikt mund të gjendet zgjidhe nëse ka guxim”, tha Merkel në konferencën e sigurisë në Mynih.
Ajo mes tjerash, paralajmëroi që edhe bota multilaterale po rrënohet, dhe kjo nuk do të thotë që duhet të shkatërrohet. Merkel kritikoi politikën e kryetarit amerikan Donald Trump.
“Duhet të luftojmë për Evropën, për multilaterizmin, kundër atyre që mendojnë se munden vetëm”, tha Merkel.
Berlini është i brengosur për bashkëpunimin multilateral pas tërheqjes së SHBA-së, pas disa marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë këtu edhe Marrëveshjen e Parisit për klimën dhe Marrëveshjen nukleare të Iranit, të dyja të firmosura në 2015.
Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev dhe kolegu i tij grek Aleksis Cipras në Munih morën çmimin“Ewald von Kleist”. Çmimi u dorëzua me ceremoni të veçantë në mbrëmje nikoqir i së cilës ishte kryeministri i Bavarisë, Florian Herman.
Të dy kryeministrat në suaza të Konferencës të Sigurisë së Munihut do të mbajnë fjalim në panel diskutimin e përbashkët. Kryeministrat marrin këtë çmim prestigjioz për shkak te zgjidhjes së problemit shumëvjeçar lidhur me çështjen e emrit.