Maqedonia – NATO: Hap i gjatë 11 vjet, i paguar me gjak në Kuvend dhe me emër të ri

“Datë historike”, “realizim i ëndrrës shekullore”, “arritja më e madhe pas pavarësisë së Maqedonisë” – këto ishin vetëm disa nga komentet në, mbase një nga tre javët dhe datat më të rëndësishme në historinë e re të Maqedonisë. E para, gjithsesi, ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës për emrin e ri, e dyta miratim i ndryshimeve kushtetuese (sërish për emrin e ri), e treta nënshkrimi  i Protokollit për aderim – “ulëse në tavolinën e NATO-s”, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Nuk duhet të mashtrojë shpejtësia me të cilën, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, erdhëm në stadin që Maqedonia të jetë afër për t’u bërë anëtarja e 30 e aleancës më të madhe ushtarake në botë.

Por, si në çdo betejë edhe në këtë, duhet të bëhen sakrifica të rënda.

“Askush nuk më pyet se si, nga 49 deputetë pas zgjedhjeve, kam arritur shumicën e kërkuar prej dy të tretave në Kuvend”. Ky ishte komenti lakonik i kryeministrit Zoran Zaev për atë nëse i është dashur të bënte kompromise. Njeriu, për të cilin të gjithë thonë se ishte motori i të gjitha ndryshimeve në Maqedoni, ia doli të sigurojë edhe 32 deputetë tjerë për të miratuar ligjin për amnisti me të cilin falen po ata të cilët e sulmuan Kuvendin dhe ia përgjakën kokën dhe gojën atij. Dhe jo vetëm kaq, iu desh të bëjë lëshime me deputetët e opozitës për të kaluar ndryshimet kushtetuese dhe për të hapur “rrugën drejt NATO-s”.

Gjithmonë duke shikuar drejt qëllimit më të lartë, Zaevit iu desh të duronte goditje që ishin më të ulta dhe më të rrezikshme nga ato të cilat derdhi gjak.

Publiku ende është duke u marrë veten nga të gjitha tronditjet dhe e pyet veten nëse çmimi, që ka përfshirë shmangie të pjesshme nga shteti ligjor (dhe, prapë, çdo gjë të jetë sipas ligjit dhe pa ndërhyrje në gjyqësor) nuk ishte tepër i madh dhe në afat më të gjatë edhe më i rrezikshëm për shëndetin e shtetit.

Anëtarësimi në NATO është diçka e rrallë e që ka mbështetje të pandarë nga qytetarët e (edhe pak kohë) Republikës së Maqedonisë. Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, lëvizja e shpejtë drejt BE-së hasnin dhe ende hasin në shumë kundërshtarë, por anëtarësimi në NATO dhe në Aleancë, si në sondazhe, gjithashtu edhe përgjithësisht në shoqëri dhe te partitë politike kanë mbështetje të madhe.

Ka këtu edhe parti margjinale (të tilla si “Maqedonia unike” e Janko Baçev, të cilës i atribuohet ndikimi rus) dhe individë, të cilët e mbështesin qëndrimin e Moskës se Maqedonia me forcë po shtyhet në NATO kundër vullnetit të popullit dhe në shkelje të kushtetutës, por ato vetëm sjellin ngjyrime në  mbështetjen pothuajse unike.

Anëtarësimi në NATO është pjesë e frustrimit të Maqedonisë që nga viti 2008 dhe Samiti i Aleancës në Bukuresht kur, në momentin e fundit, Greqia e bllokoi ftesën pothuajse të gatshme  për anëtarësim nën emrin Republika e Maqedonisë (Shkup). Pastaj delegacioni maqedonas u kthye me kokë ulur, ndërsa ngjashëm ka kaluar edhe delegacioni amerikan, i cili deri në ditën para samitit konsideronte se vetoja greke nuk do të realizohej.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, vendi është në korridorin e NATO-s si anëtarja e saj 30 me emër tjetër, me dinamikë  tjetër të brendshme dhe marrëdhënie me realitet tjetër në terrenin e fqinjëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button