Filipçe: Në vitin 2020 qyteti i Shtipit do të ketë spital të ri
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce njoftoi sot se spitali në Shtip vazhdon të ndërtohet dhe duhet të përfundojë në vitin 2020, njofton Nova Tv.
“Kemi marrë informacion nga kontraktori me të cilin Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë. Kjo është firma greke “Intrakat”, se ata kanë ndërprerë kontratën e nënkontraktorit të mëparshëm dhe kanë kërkuar zgjatjen e afateve. Ne zgjasim afatin për një vit dhe tani afati përfundimtar për të përfunduar spitalin është 2020, tha Filipçe.
Ndërkohë, tha ai, vëmë re, dhe kemi raporte nga mbikëqyrja se gjërat po bëhen me një dinamikë të përshpejtuar.
“Kemi komunikim intensiv me kryetarin e Shtipit, i cili duhet të zgjidh disa probleme trafiku”, tha Filipçe.
Ai u tregua optimist se vitin e ardhshëm, qyteti i Shtipit do të ketë një spital të ri dhe modern.