Skandali me pensionet, ministrja Carovska ka dhënë deklaratë në Prokurori

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska sot ka dhënë dëshmi në Prokurorinë Themelore Publike, e cila ka ngritur hetim pas akuzës për shpërdorim në Fondin për Pensione, njofton Portalb.mk.

Nga  Prokuroria theksojnë se veprimi për padinë penale që Carovska e ka dorëzuar kundër kryerësit të panjohur, dhe e cila ka të bëjë me mostransferimin e kontributeve të rreth 12 mijë qytetarëve në shtyllën e dytë të sigurimit pensional invalidor.

“Në deklaratën e saj ka dhënë njohuri të caktuara në lidhje me gjetjet në paraqitjen duke mos e theksuar identitetin e kryerësit të mundshëm të veprës penale. Prokurori kompetent ka kërkuar nga dorëzuesi i paraqitjes që plotësisht të dorëzojë prova materiale të cilat i ka përmendur në dëshminë e saj. Vazhdojmë me ndërmarrjen e veprimeve tjera për kontrollim të gjetjeve në paraqitje. Prokurori kompetent nga Enti Shtetëror për Revizion do t’i kërkojë raportet e përgatitura për kryerjen e revizionit në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor në periudhën kritike, ndërkaq në pyetje do të thirren edhe përfaqësuesit e Fondit që të japin sqarimin e tyre në lidhje me të thënat në paraqitje”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, Prokuroria Publike ka nisur hetim lidhur me skandalin e Fondit Pensional. Nëntëmbëdhjetë milionë euro shteti do të duhet t’ua kthejë më shumë se 12.000 personave të siguruar, paratë për sigurim pensional të të cilëve, në 10 vitet e fundit nuk janë paguar në shtyllën e dytë pensionale, shtyllë që është e obligueshme dhe në të cilin personat e siguruar kanë llogari individuale te shoqëritë e sigurimit pensional. Paratë e personave të siguruar kishin mbetur në shtyllën e parë shtetërore, nga i cili financohet pagesa e pensioneve për pensionistët aktual, njoftoi ministrja Mila Carovska në konferencën për media në të cilën e zbardhi skandalin.

LEXO: Carovska: Mjetet për qytetarët janë këtu, zhdëmtimi ka filluar, në rend është Prokuroria
LEXO: Analizë: Qindra miliona euro në fondet private të pensioneve – si ruhen paratë e punonjësve të siguruar?
LEXO: Prokuroria e ftoi ministren Carovska për kallëzimin penal me pensionet në Fondin Pensional

LEXO: ASH: Kjo mund të jetë skema e Fondit për kthimin e parave në skandalin e pagesës së pensioneve
LEXO: Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore në lidhje me skandalin e Fondit Pensional
LEXO: Osmani ju drejtohet mediave dhe politikanëve për skandalin me pensionet: të mos shkruhen të pavërteta
LEXO: Arsovski: Kush duhet ta bart përgjegjësinë për skandalin e Fondit Pensional dhe Invalidor, Carovska ose Zeneli?

LEXO: Artan Grubi: Carovska është më përgjegjëse për skandalin me pensionet
LEXO: SHGM-ja reagoi ndaj funksionarëve Osmani dhe Popovski: Të përmbahen nga kërcënimet ndaj mediave

LEXO: Skandali me pensionet, ministrja Carovska: Janë kompensuar kontributet për 4.926 të siguruar
LEXO: Sela: Nuk na u dha ta menaxhojmë që BDI-ja ta fshehë krimin
LEXO: MPPS do të dorëzojë padi penale për një “kryerës të panjohur”
LEXO: Skandal në Maqedoni: 12 mijë pensionistëve me vite s’u janë transferuar kontributet në shtyllën e dytë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button