Rasti Sopot, Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve nuk ka dërguar të dhënat e sakta në Qeveri

Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve ka manipuluar raportin e ditëve të kaluara në burg për ish të dënuarit në rastin Sopoti. Siç mëson Alsat, drejtoria në raportin e saj nuk i ka përfshirë nga 2 dhe 3 muaj për disa të dënuar. Kjo sipas burimeve të Alsat është bërë me qëllim që miratimi i marrëveshjes për dëmshpërblimin e Sopotasve të shtyhet pas zgjedhjeve presidenciale, marrëveshje kjo e cila duhet të miratohej në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Edhe pse mbrojtja në rastin Sopoti dhe Avokati i Shtetit posedon raport për çdo të dënuar, Qeveria ka kërkuar raport konfidencial nga Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve mbi pretekstin e besueshmërisë.

Skenari, sipas burimeve të Alsat është bërë mbi faktin e ditur se në rast se nuk përputhen raportet e Drejtorisë dhe Avokatit të Shtetit, këta të fundit do të reagojnë dhe me këtë dëmshpërblimi do të zvarritet deri në muajin qershor.

Javën e kaluar në Qeveri u arrit marrëveshja me Avokatin e Shtetit për dëmshpërblimin e 6 ish të dënuarve në rastin Sopoti me vlerë afër 73 milion denarë.
LEXO: Maqedoni, Qeveria dha pëlqim që të dëmshpërblehen ish të dënuarit në rastin “Sopot

Në dëmshpërblim përfshihen ish të dënuarit: Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi, Sulejman Sulejmani, Shaban Limani, Shaqir Sulejmani dhe Zenel Klaiqi. Ndërkohë Isa Klaiqi, Afrim Ukshini, Selman Jahiu dhe Bashkim Ukshini nuk janë të përfshirë në marrëveshjen e dëmshpërblimit për shkak se të njëjtit përfaqësohen nga avokat tjetër dhe të njëjtit ishin dënuar në arrati. Katër të dënuarit në mungesë nuk kanë inicuar padi ndaj shtetit për dëmshpërblim. Dëmshpërblimi nuk do t’i trashëgohet as familjes së Samet Limanit ish i dënuar në rastin Sopoti i cili gjithashtu ishte i dënuar  në arrati dhe ndërroi jetë para disa viteve. Pas miratimit të marrëveshjes për dëmshpërblim nga ana e Qeverisë, procedura gjyqësore në Gjykatën Civile do të ndërpritet. Padia e Sopotasve ndaj shtetit vjen pas mohimit të kërkesë së tyre nga Ministria e Drejtësisë për marrëveshje dëmshpërblimi në përputhje me Ligjin e procedurës penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button