Skandali me Ministrinë e Bujqësisë së Maqedonisë, janë paraburgosur tre ish funksionarë

Ish ministri i Bujqësisë, Mihaill Cvetkov dhe ish zëvendësministri i Bujqësisë, Hristijan Dellev tashmë janë dërguar në Burgun e Shuto Orizares për të vuajtur paraburgimin 30-ditor. Kurse ish njeriu i parë i Bujqësisë, Aco Spasenoski ka marrë paraburgim shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

“Duke vepruar me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për parashtrim të masës së paraburgimit për katër persona, gjykatësi i procedurës paraprake ka sjellë vendim, me të cilin e ka pranuar propozimin se për M.C. dhe K.D. t’u caktohet masa e paraburgimit 30-ditor, kurse për A.S. për shkak të problemeve shëndetësore të vërtetuara, u është caktuar masa e paraburgimit shtëpiak”, njoftuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Parashtrimi i masave të paraburgimit 30-ditor dhe paraburgimit shtëpiak vjen pasi që të apostrofuarit dyshohen se e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 1.5 milionë euro.

I dyshuar për keqpërdorim është edhe ish funksionari, tash deputet Lupço Dimovski, të cilit nuk iu është caktuar masë e kujdesit dhe paraburgimit për shkak se ka imunitet. Për marrje të imunitetit do të vendoset nesër në Komisionin për Çështje të Imunitetet në Kuvendin e Maqedonisë.

Kontestohen 584 tenderë për marrje në qira të tokave bujqësore në lokacione të ndryshme të Maqedonisë.

LEXO: MPB: Ja si e kanë dëmtuar buxhetin e Maqedonisë për 14 milionë euro ish ministrat e Bujqësisë
LEXO: Akuza kundër ish ministrave të Bujqësisë, ASH: të hetohen edhe zyrtarët e BDI-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button