Përfaqësuesja e NATO-s, Hartman: Në pranverën e vitit 2020 Maqedonia do të bëhet anëtare e potë e NATO-s

Shpresoj se deri në pranverë të vitit 2020 do të kemi mundësi t’ju presim si anëtare të plotë në Lidhjen tonë, tha në intervistë për “360 shkallë”Alsat M, Tanja Hartman, përfaqësuesja e NATO-s në Sektorin e Çështjeve Politike dhe Sigurisë Politike, transmeton Portalb.mk.

Kur do të nënshkruhet protokolli qasës me Republikën e Maqedonisë së Veriut?

Ne gjatë ditëve të ardhshme do ta identifikojmë datën për nënshkrimin e protokollit qasës. Së pari, ka disa procedura administrative që duhet t’i mbarojmë dhe sa të jetë gati, do të mund të përcaktojmë datë për mbledhje të Këshillit  ku do të bëhet nënshkrimi i protokollit qasës.

Disa vende anëtare kanë procedura të brendshme të komplikuara, kur bëhet fjalë për dhënien e pajtueshmërisë të përfaqësuesve të tyre në NATO ta nënshkruajnë protokollin qasës. A mund të ndikojë kjo në gjithë procedurë?

Secili nga 29 vendet anëtare ka procedurën e saj të brendshme të veçantë për marrjen e lejes për nënshkrimin e protokollit qasës. Por, nuk do ta quaja atë procedurë të komplikuar dhe komplekse. Unë pres që për disa javë do të përgatitemi për nënshkrimin e protokollit qasës, por nuk shoh asnjë shtyrje ekstreme në lidhje me këtë.

A do të ulet Republika e Maqedonisë së Veriut në tavolinën e NATO-s tashmë në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes?

Sapo ta nënshkruajmë protokollin qasës Republika e Maqedonisë së Veriut do të na bashkëngjitet në tavolinë, së bashku me vendet tjera anëtare, në të gjitha mbledhjet e NATO-s. Nëse protokolli qasës do të nënshkruhet para mbledhjes së ministrave të mbrojtjes, atëherë absolutisht që ministri i Mbrojtjes do të jetë i pranishëm në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes në mes të shkurtit.

Në cilën kornizë kohore prisni të mbarojë i gjithë procesi i ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës?

Mund ta theksoj shembullin e Malit të Zi, ku ky proces ka zgjatur 12 muaj dhe pres që të ketë nevojë për kohë të njëjtë. Shpresoj se në pranverën e vitit 2020 do të kemi mundësi t’ju presim si anëtare e lidhjes tonë.

LEXO: Sekretari i NATO-s, Stoltenberg: Protokolli për anëtarësim në NATO do të nënshkruhet së shpejti

LEXO: Maqedoni, janë duke u finalizuar aktivitetet rreth Protokollit për anëtarësim në NATO

LEXO: Lituania do të ndihmojë Maqedoninë drejt NATO-s dhe BE-së

LEXO: Edhe pesë hapa formale deri te ulësja e Maqedonisë në NATO

LEXO: Emri Republika e Maqedonisë së Veriut do të hyjë në fuqi për dy javë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button