Qeveria e Maqedonisë solli vendim për rialokim të përmendores së Nënës Terezë

Në seancën e 117-të të Qeverisë së Maqedonisë janë shqyrtuar dhe miratuar edhe informacioni për rialokim të përmendores së Nënës Terezë, për sigurim të ndihmës teknike nga Qeveria e Gjermanisë për rikonstruim të konvikteve studentore dhe për përpilim të projektit për ndërtim të korsive të biçikletave, transmeton Portalb.mk.

Rialokimi i përmendores së Nënës Terezë duhet të ndodh brenda 5 muajve.

“Qeveria e Maqedonisë e ka obliguar Ministrinë e Kulturës që të realizojë procedurë për rialokim të objektit të skulpturës (përmendorja Nëna Terezë) në pajtueshmëri me qëllimet e parapara të dokumentacionit të planit urbanistik për parcelën e parapara dhe të shpall konkurs publik për zgjidhje ideore për rialokim të objektit dhe rezultatet nga realizimi i aktiviteteve ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, në afat prej 5 muaj”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë.

Krahas kësaj, në seancë është shqyrtuar dhe miratuar informacioni për mundësinë e sigurimit të ndihmës teknike të Qeverisë së Gjermanisë për vlerësim dhe verifikim në nevojave për rikonstruim të konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë dhe e ka obliguar Ministrinë për Arsim dhe Shkencë menjëherë të veprojë për përgatitje të listës së konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë me investim me prioritet, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Është miratuar informacioni për përpilim të projektit për korsi të biçikletave, ku me ndryshimin e planit për furnizime 2014 – 2020 nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në këtë projekt duhet të përfshihen qyteti i Shkupit, Tetovës, Shtipit dhe Ohrit.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë e ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për projektin për “Përpilim të dokumentacionit projektues për korsi të biçikletave në qytete të Maqedonisë”, si një masë konkrete në fushën e transportit ekologjik dhe urban, dhe e ka obliguar Ministrinë për Transport dhe Lidhje, që në afat prej 3 ditësh të miratojë plan për ndryshim të planit për furnizime 2014 – 2020 për projektet të cilat financohen nga IPA 2 dhe instrumentin e Bashkimit Evropian për operacionalizim të këtij projekti i cili do të përfshijë qytetin e Shkupit, Tetovës, Shtipit dhe Ohrit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në këtë seancë u miratua Propozim-ligjin për Ndërprerje të Shtatzënisë me të cilin parashihet shfuqizim i procedurave administrative, që nënkupton bëhet lehtësim në procedurën për abortim dhe planin për zbatim të Marrëveshjes së Prespës, me të cilin parashihet që për shtatë ditë në tabelat shtetërore të shkruhet emri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button