Vështirë se Neymari mund të luajë në ndeshjen e parë ndaj Unitedit në LK

Paris Saint Germaini ende nuk ka pësuar humbjen e parë në Ligue 1 këtë sezon, por e njëjta histori nuk vlen në Ligën e Kampionëve.

PSG në fazën e parë të eliminimit direkt do të luajë ndaj Manchester Unitedit dhe ndeshjen e parë në Old Trafford më 12 shkurt mund ta luajë në mungesë të Neymarit, transmeton Telegrafi.

“Do të jetë shumë e vështirë, kjo është e qartë”, ka thënë Tuchel për L’Equipe.

Neymar gjatë ndeshjes ndaj PSG-Celticit (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)
Neymar gjatë ndeshjes ndaj PSG-Celticit (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Nuk kam ndonjë konfirmim për diagnozat e reja, ende është herët të flitet për një datë rikthemi”.

“Duhet të presim për javën e parë, gjë që është shumë e rëndësishme dhe reagimi i tij gjatë tretmanit. Vetëm pas kësaj ne mund të jemi më të saktë, por do të jetë shumë e vështirë (që ai të luajë ndaj Unitedit). Nuk është sekret”, ka shtuar Tuchel.

Neymar këtë sezon ka shënuar 20 gola në të gjitha garat në 23 paraqitje.

26-vjeçari u lëndua në ndeshjen e së mërkurës në Kupën e Francës ndaj Strasbourg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button