Zoran Zaev dhe Alexis Cipras janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe
Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Cipras janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, njofton Mtm.mk.
Kandidaturat e tyre u paraqitën nga presidenti i grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, si dhe Udo Bulman dhe Skah Keller nga grupi i të Gjelbërve, njoftuan mediat.
Zaev dhe Cipras arritën të zgjidhnin mosmarrëveshjen 30 vjeçare për emrin për Republikën e Maqedonisë. Marrëveshja e Prespës, e cila u nënshkrua më 17 qershor 2018, tashmë është ratifikuar nga parlamentet e të dy vendeve. Në këtë mënyrë, Maqedonia hapi rrugën për integrimin e saj Euro-Atlantik.
LEXO:Ditë historike! Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit
LEXO:Kuvendi i Greqisë e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, Maqedonisë i hapet rruga për NATO dhe BE (VIDEO)