Ministria e Shëndetësisë: Fëmijët me fruth janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore

Brenda një dite të tërë, në Klinikën për sëmundje infektive, janë hospitalizuar dy raste të reja të fruthit, informuan sot në konferencën për shtyp drejtoresha e Klinikës për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, Milena Stevanoviq dhe drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve,  Katarina Stavriq, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Aktualisht, në klinikë ka gjithsej 20 pacientë me pasqyrë më të rëndë klinike të shkaktuar nga sëmundja. Tani për tani, ka vetëm një fëmijë, i cili më parë ishte me pasqyrë më të keqe klinike, por sipas informacioneve të fundit këtë mëngjes, gjendja e tij është stabilizuar.

“Prej dje kemi dy raste të reja të fëmijëve me fruth, në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, në repartin hemato-onkologjik. Gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe nën kontroll. Më parë, kishim një fëmijë i cili u lëshua për trajtim në shtëpi dhe është shëndosh. Gjatë natës gjendja e tyre është duke u monitoruar nga afër nga ekipi mjekësor dhe të gjithë fëmijët trajtohen ashtu siç duhet”, deklaroi drejtoresha e Klinikës, Katarina Stavriq.

Masa për të parandaluar përhapjen e sëmundjes brenda Klinikës ndërmerren në vazhdimësi.

Drejtoresha e Klinikës për gjendje infektive dhe febrile Milena Stevanoviq u blri thirrje prindërve që t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe kur të dyshojnë në simptoma të sëmundjes, së pari patjetër të vizitojnë mjekun familjar, ndërsa pas orës 19.30 të shkojnë në pikat e kujdestarisë “Gjorçe Petrov”, “Jane Sandanski “dhe” Bit Pazar”. Këto pika gjatë fundjavës punojnë 24 orë.

“Vaksinimi duhet të vazhdojë dhe sërish u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët nuk janë të sigurt për statusin e tyre të vaksinimit, ose prindërit të cilët kanë fëmijë të pavaksinuar të vaksinohen sa më shpejtë”, theksoi Stevanoviq.

Ajo shtoi se numri i 4.200 të vaksinuarve që nga fillimi i epidemisë së fruthit, flet se qytetarët e kanë kuptuar seriozitetin e rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive.

“Më duhet të theksoj se numri i të vaksinuarve me MRP duhet të jetë të paktën dy herë më i madh, për të parandaluar numër edhe më të madh të të infektuarve. Sa më i vogël të jetë numri i të sëmurëve, aq më i vogël është edhe rreziku nga pasojat e padëshiruara dhe komplikimeve”, thotë Stevanoviq.

LEXO: Tetovë, është rritur numri i personave të sëmurë nga fruthi

LEXO: Në Klinikën për Sëmundjet Pediatrike, katër mjekë, një infermiere dhe një punonjës sporteli janë infektuar me sëmundjen e fruthit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button