Igor Janushev është zgjedhur shef i shtabit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet e ardhshme

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në seancën e djeshme për kryetar të Unionit të Forcave Rimore të partisë e ka zgjedhur Jovan Jaullevskin, ndërsa shef i shtabit zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme presidenciale është zgjedhur sekretari i Përgjithshëm, Igor Janushev, njoftoi partia, transmeton Portalb.mk.

Për këshilltar të politikës ndërkombëtare të kryetarit Hristijan Micskoski është zgjedhur Stefan Andonovski, ndërsa për këshilltar të politikës ndërkombëtare është zgjedhur Toni Dimitrievski.

Në seancën e Komitetit Ekzekutiv është diskutuar edhe për përgatitjen e konventës për zgjedhje të presidentit nga ana e VMRO-DPMNE-së, që do të mbahen në strugë më 16 shkurt.

Nga partia informojnë se në Komitetin Ekzekutiv është diskutuar edhe për situatën aktuale politike në shtet për, siç theksojnë, kaosin që e shkakton pushteti.

Nga VMRO-DPMNE konstatojnë se dalja më e shpejtë dhe më efektive nga kriza janë zgjidhjet parlamentare, që është e nevojshme të mbahen me ato presidenciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button