Majlinda Kelmendi ka rrëmbyer edhe një medalje të artë

Xhudistja nga Kosova Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë, në garën e të enjtës, që është mbajtur Grand Prix “Tel Aviv”, transmeton REL. 

Ajo ka mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen, me ippon, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Lajmin për fitoren e Kelmendit e ka bërë të ditur trajneri i Xhudos, Driton Kuka në një postim në rrjetin social, Facebook.

Xhudistja Majlinda Kelmendi, e kurorëzuar me titullin Kampione bote dhe Kampione olimpike, është vetëm njëra nga shumë xhudistët tjerë që me suksesin e tyre në fushën e sportit, bënë që shtetin e Kosovës ta njohë bota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button