10 pyetje lidhur me zhvillimet në Venezuelë

Gjersa tensionet në Venezuelë u përshkallëzuan pasi lideri opozitar Juan Guaido shpalli veten president të vendit, presidenti Nicolas Maduro theksoi se vendi i tij u përball me një tentativë për grusht shteti të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe u dha afat prej 72 orëve diplomatëve amerikanë të largohen nga vendi.

Venezuela, shtet i Amerikës Latine me 32 milionë banorë, për të cilin në vitet e fundit është përfolur për protestat dhe problemet ekonomike, ka pasur marrëdhënie të tensionuara me SHBA-të gjatë periudhës së ish-presidentit Hugo Chavez dhe atij aktual, Nicolas Maduro.

Opozitarët e vendit të pasur me rezerva të naftës nuk i pranojnë si legjitime zgjedhjet në të cilat Maduro rezultoi fitues dhe kërkojnë përsëritjen e tyre. Ndërkaq, administrata amerikane mbështet opozitën venezuelase.

Situata në Venezuelë mundet të përmblidhet në dhjetë pyetje.

Cila është prapavija e tensioneve Venezuelë-SHBA?

Në përgjithësi, në periudhën e Luftës së Ftohtë dhe në vitet e 90-ta, qeveritë liberale në Venezuelë kanë pasur marrëdhënie të mira me SHBA-ë.

Raportet mes dy vendeve u tensionuan pasi në vitin 1999, Hugo Chavez, i cili kishte përvetësuar politika populiste dhe socialiste, fitoi zgjedhjet dhe u bë president i Venezuelës.

Chavez u përqendrua në politikat sociale me të ardhurat e kompanisë së nacionalizuar të naftës në Venezuelë, një nga prodhuesit më të rëndësishëm të naftës në botë. Chavez tërhoqi reagimin e qeverive amerikane me politikat e tij, si shitja e naftës në Kubë, vendosja e marrëdhënieve të mira me Iranin, blerja e armëve nga Rusia, nacionalizimi i kompanive të energjisë dhe telekomunikacionit, ndërsa para vdekjes në vitin 2013, shpalosi si kandidat për ta zënë vendin e tij zëvendësin e tij, Nicolas Maduro.

Gjatë mandatit të Maduros, i cili pasoi Chavezin duke fituar zgjedhjet, marrëdhëniet midis Venezuelës dhe SHBA-ve mbetën të tensionuara. Të dy presidentët amerikanë, Barack Obama dhe Donald Trump, kanë vendosur sanksione mbi Maduron dhe mbi shumë zyrtarë të Venezuelës.

Si erdhi në pushtet Maduro?

Shëndeti i Hugo Chavezit u përkeqësua pas diagnostifikimit me kancer në vitin 2011.

Chavez nominoi si kandidat Nicolas Maduron, i cili nga lider i sindikatave erdhi në detyrën e ministrit të Jashtëm dhe në fund në atë të nënpresidentit, dhe ia delegoi atij një pjesë të kompetencave.

Pasi Chavez ndërroi jetë në vitin 2013, Maduro, i cili premtoi të ruajë revolucionin socialist të ish-liderit, në zgjedhjet e prillit të vitit 2013 u bë kreu i ri i shtetit me 50,8 për qind të votave.

Ndërkaq, në zgjedhjet presidenciale të majit të vitit 2018, Maduro rezultoi fitues me 68 për qind të votave.

Si filluan incidentet gjatë mandatit të Maduros?

Pasi Nicolas Maduro u bë president, në vitin 2014 filluan protesta në shtetet Tachira dhe Merida në perëndim të vendit me arsyetimin e çështjeve të sigurisë. Demonstratat shpejt u përhapën edhe në kryeqytetin Karakas.

Protestat e mbështetura edhe nga partitë opozitare, u shndërruan në demonstrata antiqeveritare.

Forcat e qeverisë, e cila i akuzoi opozitarët për tentativë për grusht shteti, ndërhynë në demonstratë. Gjatë incidenteve jetën humbën 28 persona.

Opozita, e cila si arsyetim për gjendjen citoi situatën ekonomike në vend, mbajti demonstrata edhe në shtator të vitit 2016. Demonstruesit fajësuan Maduron si përgjegjës për krizën ekonomike dhe kërkuan nga ai të japë dorëheqje nga detyra.

Venezuela u bë skenë e demonstratave rdhe në muajt prill dhe qershor të vitit 2017. Shumë njerëz humbën jetën në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe demonstruesve të cilët kërkonin zgjedhje të parakohshme.

Si filloi kriza ekonomike në periudhën e Maduros dhe si u shndërrua në krizë politike?

Ekonomia venezuelase është goditur nga problemet veçanërisht me rënien e çmimeve të naftës nga viti 2014.

Venezuela, e cila fitonte 95 për qind të të ardhurave nga shitja e naftës, është përballur me probleme edhe në import me rënien e të ardhurave nga nafta. Për shkak të mungesës së mallrave, çmimet shënuan rritje, ndërsa valuta e Venezuelës, bolivari, pësoi zhvlerësim ekstrem për shkak të inflacionit të lartë.

Këto zhvillime në ekonomi u bënë justifikimi kryesor në protestat e opozitës.

A është ashpërsuar politika ndaj Venezuelës në periudhën e Trumpit?

Qeveritë amerikane që nga periudha e Obama-s, presidentin Maduro e konsiderojnë si “diktator” dhe zbatojnë sanksione ndaj këtij vendi.

Sanksionet të cilat synojnë shumë zyrtarë venezuelas, përfshirë edhe Maduron, në shtator të vitit 2018 prekën edhe bashkëshorten e Maduros, Cecilia Flores.

Është zbuluar se edhe zyrtarët e administratës së Trump që nga vjeshta e vitit 2017 shumë herë janë takuar në mënyrë të fshehtë, si dhe kanë trajtuar çështjen e “grusht shtetit” me disa isht-komandantë të ushtrisë.

Administrata e SHBA- ve e cila ka pasur gisht në grusht shtetet e shumë vendeve të Amerikës Latine, thuhet se këtë herë ka hequr dorë për të ndihmuar në puç për shkak të historisë së keqe.

Çka është kërkesa e opozitës në vend?

Opozita venezuelase kërkon që Maduro të lirojë detyrën duke pretenduar se Maduro nuk ka legjitimet.

Opozita gjithashtu pretendon se në zgjedhjet e mëparshme ka pasur mashtrime dhe kërkojnë që të zhvillohen zgjedhet e parakohshme presidenciale.

Juan Guaido, i cili erdhi në krye të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, të kontrolluar nga opozita, dëshiron të kaloj në vend të Maduros dhe të qeverisë me vendin derisa të zhvillohen zgjedhje të reja në Venezuelë.

Si iu afrohet Maduro kërkesave?

Maduro opozitës që organizon protesta kundër qeverisë i thekson se në vend ndodhë përpjekje për puç të mbështetur nga SHBA-të.

Udhëheqësit e qeverisë venezuelase gjithashtu kanë deklaruar mbështetje për Maduron, i cili ndërpreu marrëdhëniet me SHBA-të, duke kërkuar edhe nga populli që të kundërshtojnë ndërhyrjet e jashtme.

Mbështetësit e Maduros i cili thotë se, “Mos i besoni SHBA-ve. Ata nuk kanë miq, kanë interesa. Kanë kthetra të hapura kundrejt naftës dhe pasurive të Venezuelës”, bënë thirrje për kundër protesta.

Edhe Ministri i Sigurisë Kombëtare të Venezuelës, Vladimir Padrino, njoftoi se forcat e armatosura nuk do të mbështesin opozitarin Guaido.

Cili është qëndrimi i shteteve të Amerikës Latine?

SHBA, Kanada, Kolumbia, Peru, Ekuadori, Paraguaji, Brazili, Kili, Panama, Argentina, Kosta Rika dhe Guatemala dhanë mbështetje të hapur opozitarit Guaido, si president të përkohshëm i vendit.

Ndërsa Bolivia dhe Meksika vazhdojnë mbështetjen e tyre ndaj qeverisë së Maduros.

Çfarë reagimi dhanë vendet e tjera botërore?

Vendet evropiane kanë bërë thirrje për “tranzicion politik” dhe “zgjedhje” në Venezuelë.

Deri më tani Shqipëria, Kosova, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Danimarka kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj Guaidos.

Ndërsa Kina, Rusia dhe Turqia shprehën mbështetjen e tyre ndaj qeverisë së Maduros.

Si është qëndrimi i medias ndërkombëtare në lidhje me zhvillimet?

Media ndërkombëtare në vitet e fundit i kushtoi një vend të rëndësishëm protestave anti-qeveritare në Venezuelë. Media duke u përqendruar në problemet ekonomike të vendit, shpeshherë sollën para opinionit lajme për raftet e zbrazëta të marketeve dhe krizën e ushqimit.

Edhe tentativat për grusht shteti ndaj Maduros, gjithashtu u aktualizua në mediat ndërkombëtare. Gjithashtu edhe shpallja e Guaidos si president i vendit, ishte aktualizuar si “lajme flash” në mediat ndërkombëtare.

Mediat kanë transmetuar lajmet ku tregojnë se venezuelasit janë në vështirësi ekonomike në periudhën e Maduros, ndërsa nuk shpërndanë lajme të protestave pro-qeveritare në mbështetje të presidentit të zgjedhur, Maduro, në vendet e ndryshme të Venezuelës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button