Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe do të vazhdojnë reshjet e shiut dhe borës. Reshjet do të jenë më intensive paradite, sidomos në pjesën lindore të vendit, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë borë.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4 deri -1 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 2 deri 5 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut dhe borës. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button