Carovska: Shfrytëzim i lartë prej 95 për qind i Planit operativ për punësim vitin e kaluar

Plani operativ për programe  dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2018 ka pasur realizim të lartë prej 95 për qind, informoi  ministrja e Punës dhe Politikës Sociale,  Mila Carovska. Me këtë plan janë përfshirë gjithsej 6,374 njerëz, nga të cilët 3,359 ose 53 për qind të rinj nën 29 vjeç, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Carovska si posaçërisht të rëndësishme e theksoi përfshirjen e grave në programet dhe masat aktive që çojnë në uljen e papunësisë dhe rritjen e punësimit.

“Plani operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun  e punës për vitin 2018 paraqet shembull të shkëlqyer për barazi gjinore; 54 për qind ose 3.456 pjesëmarrës në programet dhe masat aktive për punësim ishin gra, që për ne paraqet një sukses të veçantë dhe kontribut të madh në përfshirjen më të madhe të grave në tregun e punës”, tha Carovska.

Drejtoresha e Agjencisë për punësim Biljana Jovanovska informoi se përmes pjesëmarrjes në programin Vetëpunësim, biznes privat kanë hapur 1.191 persona, masa Subvencionim i pagës ka mundësuar punësimin e 759 personave, ndërsa përmes pjesëmarrjes në masën Punësim dhe rritje e personave juridikë janë punësuar 347 persona.

Interes të madh ka pasur edhe për trajnimet për përvetësim të aftësive që kërkohen në tregun e punës, të dedikuara për kualifikim plotësues të personave të papunë.

Një nga programet më të kërkuara ishte ai i punës Praktike dhe në të janë  përfshirë 1.263 të papunë të moshës deri në 34 vjeç. Rezultate të shkëlqyera ka treguar edhe programi për punë të dobishme komunale, në të cilin kanë marrë pjesë 703 persona, të cilët ofrojnë shërbime sociale në 56 komuna në shtet, më së shumti si asistentë arsimor dhe personal.

Bartës i Planit operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës në vitin 2018 është Ministria e punës dhe politikës sociale, ndërsa implementues është Agjencia për punësim. Për realizimin e tij janë shpenzuar 975.240.683 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button