Gjorçev: Më 21 prill do të numëroj “Fituam në Prilep, fituam në Kriva Pallankë, fituam…”
Vllatko Gjorçev në konferencë për media në Kuvend theksoi se do të fitojë që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale nëse nominohet nga VMRO-DPMNE-ja si kandidat në garë. Ai theksoi se vetë do t’i numërojë fitoret në komuna siç e bën tradicionalisht VMRO-DPMNE-ja në fitoret e saja, transmeton Portalb.mk.
“Gjysmë ore më 21 prill dot ë numërojmë me ‘Fituam në Prilep, fituam në Kriva Pallankë, fituam në Strumicë…’ Në të gjitha pesë zgjedhjet kur kam qenë bartës i listës gjithmonë kam fituar. Nuk ka qytet që nuk ka qëllim të fitojmë. LSDM le të mendojë se pse i ka gënjyer qytetarët. Do t’i fitojmë që në raundin e parë”, tha Gjorçev.
Ai shtoi se menjëherë do ta fillojë fushatën brenda partiake pas dorëzimit të kandidaturës në shpalljen publike.
Ai beson se me përvojën dhe dijen që e ka, do të arrijë t’i fitojë votat e qytetarëve.
Shpallja publike në partinë më të madhe opozitare për trashëgimtar të Gjorge Ivanovit do të zgjasë deri në fund të muajit.