PD paralajmëroi për më 16 shkurt protestë “madhështore” në Tiranë

Partia Demokratike mblodhi për të dytën mbrëmje me radhë Kryesinë, për të vendosur në lidhje me datën e nisjes së protestave.

E ashtu siç u njoftua edhe mbrëmjen e së hënës, në përfundim të takimit të Kryesisë së re të PD-së është marrë vendimi që më 16 shkurt të organizohet një tubim madhështor në kryeqytet, transmeton Top Channel.

Protesta mësohet se do të nisë në orën 11:00, ndërkohë që ajo do të paraprihet nga disa protesta të tjera në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.

Përgatitjet për protesta mbarëpopullore u njoftuan nga vet kryetari i PD-së, Lulzim Basha, të hënën në Kuvend, kur edhe nisi sesioni i ri parlamentar.

Përpara takimit të dytë të Kryesisë ishte zhvilluar një takim me Kolegjin e kryetarëve të degëve në rrethe, për detajet, formën dhe datën e protestës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button