Maqedoni, institucionet shpallin konkurse për punësime pasi “është shtuar puna”

Institucionet, ndërmarrjet publike dhe institucionet gjithnjë e më shpesh shpallin thirrje për punësim në kohë të caktuar për shkak të rritjes së punës. Shembulli më i ri është shpallja e Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri Shkup e cila ka publikuar shpallje për punësimin e 38 personave në kohë të caktuar për shkak të rritjes së punës deri më 31.12.2019, njofton “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Në shpallje kërkohen infermiere, jurist, inxhinierë, ekonomistë punëtorë administrativ dhe profile tjera të punëtorëve. Rrogat varësisht nga vendi i punës lëvizin prej 14.500 deri në 24.000 denarë.

Ministria e Financave përpara disa ditëve ka shpallur thirrje për punësimin e 9 personave në kohë të caktuar, për punë në projekt, për periudhën prej 5 vjetëve. Kërkohen kandidatë për këshilltarë, bashkëpunëtorë të ri, pedagog, defektolog, infermiere e lartë dhe profile tjera të punëtorëve. Rrogat lëvizin nga 8.588 denarë deri në 25.023 denarë.

Drejtoria Doganore para ca kohësh ka shpallur thirrje për punësim të 78 përmbaruesve në kohë të caktuar deri në fund të këtij viti fiskal, ndërkaq si arsye kryesore për atë është theksuar rritja e punës deri në fund të vitit 2019.

Në shpallje kërkohen këshilltarë, doganier, doganierë të lartë, kandidatë për epror të Sektorit për Kabinetin e drejtorit në Drejtorinë Doganore, inspektor me skener mobil, shef të Shërbimit për projektet në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe për vende tjera të punës. Rrogat lëvizin prej 16.571 deri në 39.899 denarë.

Shërbimi për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme i Qeverisë së Maqedonisë për shkak të rritjes së përkohshme të punës paraprakisht ka publikuar shpallje për angazhimin e 16 personave në kohë të caktuar, derisa zgjat nevoja e institucionit, më së voni deri 1 vjet.

Në shpallje kërkohen kuzhinierë, vozitës, arkivues, arkëtar dhe profile tjera të punëtorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button