Klopp kritikon Bielsan për spiunimet e stërvitjeve: Stërvitjet nuk janë për njerëz tjerë

Jurgen Klopp është shprehur hapur kundër Marcelo Bielsas pasi trajneri i Leeds United pranoi se ka spiunuar kundërshtarët e tij të deritanishëm në Championship.

Bielsa ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka pranuar të bëmat e tij, duke thënë se ai ka spiunuar kundërshtarët e ekipit të tij, transmeton Telegrafi.

Liverpooli përdore perde të ndryshme për të mos lejuar vëmendjen e pubilkut në stërvitjet e ekipit dhe Klopp beson se nuk janë stërvitjet për njerëz të tjerë.

“Cila mendoni se është arsyeja pse vendosim perde? Nuk janë aty për të gjitha seancat sepse shumica e seancave stërvitore nuk janë problem nëse dikush i shikon”.

“Por, dy stërvitjet e fundit i kemi mbajtur perdet sepse ato nuk janë për njerëz tjerë. Ju kuptoni shumë gjëra dhe stërvitni ndërprerje me lojtarë të caktuar. Të gjithë duan këtë informacion, por nromalisht askush nuk duhet t’i ketë ato, sepse formacioni duhet të kuptohet në stadium”.

“Kjo ka qenë e qartë për mua dhe të gjithë nuk duhet të dinë se si do të luajmë”.

“Ju mund të shihni formacioni në stërvitje dhe të kuptoni sistemin në disa stërvitje të caktuara, aty ku ne kemi pasur perdet”.

“Unë mund të kuptoj se ai dëshiron të gjitha informacionet, ne të gjitha duam informacionet, pro nuk pranoj një gjë të tillë”.

“Nuk ka nevojë të flasim për Bielsan sepse është trajner i jashtëzakonshëm, ai ka qenë shembull i madh, ai është i zënë në vendin e parë, e ashtu jemi edhe ne”.

“Ai është mirë i përgatitur dhe e respektoj shumë, por nuk më pëlqen ajo që ka bërë. Këto dy stërvitjet që e fundit që i kemi bërë vetëm njerëz të caktuar kanë mundur të jenë prezent. Mendoj se të gjithë pajtohemi”, deklaroi Klopp.

Liverpooli të shtunën takohet me Crystal Palacen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button