Basha: Rama po e shtyn vendin drejt konfiktit fizik

Lideri demokrat Lulzim Basha ka qenë i ashpër ndaj Kryeministrit Rama për gjendjen e krijuar me studentët të cilët policia e shtetit dhe policia private kanë tentuar ti pengojnë në protestën e tyre. Studentët e kanë përshkallëzuar protestën dhe prej dy ditësh janë ngujuar në ambientet e fakulteteve, transmeton Opinion.

“Me një mendësi kriminale, Edi Rama ka versulur policinë e shtetit dhe policinë private të Safet Gjicit për të ndërprere protestën e studenteve të ngujuar. Ata kanë dhunuar studentët në fakultete. Kjo është shkelje flagrante e ligjit. Deklarata e ministrit Lleshaj është e papërgjegjshme. Skerdi Dafa duhet të merret i pandehur për urdhërin e paprecedent për të futur policinë në fakultete. Unë përshëndes deklaratën e rektorit të UT, Mynyr Koni, që ka dënuar aktin e pandodhur më parë, të futjes së policisë në fakultete. Skederi Dafa (administratori i UT) duhet të hetohet nga prokuroria për shërdorim detyre”, deklaroi Basha.

Më tej ai tha se me këto veprime, Edi Rama e çon vendin drejt një konflikti fizik. Sipas tij, populli nuk ka se si të durojë dhunimin e studenteve, dhunimin e fëmijëve tanë që protestojnë për kerkesat e tyre të drejta.

“I bëj thirrje Ramës, ndal menjëherë represionin e studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në protestë, cdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button