Rama: Ja pse zgjodha Cakajn

Kryeministri Edi Rama zbuloi para ambasadorëve arsyet pse zgjodhi Gent Cakajn për postin e ministrit të Jashtëm, në vend të Ditmir Bushatit.

“Unë nuk e kam zgjedhur Gent Cakën as si kosovar dhe as si i ri, por si një shqiptar pasionant për politikën dhe për atdheun tonë”, tha Rama, transmeton Top Channel.

“Ai nuk ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan. Dua ta bëj të qartë se Shqipëria e mbështet dialogun dhe inkurajon marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila të garantohet nga SHBA dhe BE. Të tjerat janë fukarallëk mendjesh dhe maskarallëk”, shtoi kryeministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button