Mbrëmja Oscar për herë të parë mund të mbahet pa moderator

Pas mosmarrëveshjeve me moderatorin e ceremonisë Oscar, Kevin Hart, organizatori ka bërë një ndryshim drastik në skenarin e sivjemë, duke bërë që për herë të parë në tre dekada, eventi të mos ketë një moderator klasik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur Variety, producentët do të përzgjedhin disa nga yjet e Hollywoodit të cilët do të ngjiten në skenë për të prezantuar kategoritë e ndryshme të mbrëmjes, e cila do të mbahet pas gjashtë javësh.

Pak orë pasi emri i tij u përzgjedh të jetë moderator i mbrëmjes së sivjetshme të Oscarit, Kevin Hart është lënë anash nga shkaku se refuzoi të kërkojë falje për disa cicërima në Twitter, që i kishte bërë në periudhën 2009-2011, e që janë vlerësuar si homofobe.

Të dhënat nga brenda flasin se Akademia nuk është në kërkim të një moderatori të caktuar, por nëse dikush do të shfaqej si mundësi, do ta pranonin.

Si zëvendësim, ata aktualisht janë duke llogaritur disa yje të profilit të lartë të cilët do të prezantonin kategoritë garuese.

Lady Gaga është një kandidat i mundshëm, ku skaj prezantimit do të performojë një këngë nga filmi i saj A Star is Born, në të cilin luajti me Bradley Cooper.

Mbrëmja Oscarëve do të mbahet më 24 shkurt në Los Anxheles, ndërsa nominimet do të shpallen më 22 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button